• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Inovacioni nxit zhvillimin me cilësi të lartë”

by A R
06/09/2022 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë që, gjatë dhjetë vjetëve të fundit, ekonomia digjitale e Kinës është rritur nga 11 trilionë juanë në mbi 45 trilionë juanë dhe përpjesëtimi i saj në GDP-në e vendit është ngritur nga 21 % në afro 40 %. Ndërkohë, produktet e teknologjisë digjitale janë futur nëpër familje dhe po ndryshojnë thellësisht mënyrën e jetesës së njerëzve.

Për t’u përshtatur me kërkesat e konsumatorit, teknologjia “inteligjente” është bërë një element mjaft i parapëlqyer për shumë pajisje elektro-shtëpiake digjitale. Qoftë në qytetet e mëdha, ashtu edhe në ato të vogla, pajisjet elektro-shtëpiake me Wi-Fi janë shumë të përhapura.

Jetesa moderne ka ritëm të shpejtë dhe presion të madh. Për të plotësuar kërkesat e njerëzve dhe për t’u “çliruar” nga punët shtëpiake, gjithnjë e më shumë produkte teknologjike po dalin në treg, duke krijuar një format të ri biznesi që quhet “ekonomia për përtacët”.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2021, prodhimi i pajisjeve elektro-shtëpiake inteligjente në Kinë i ka kaluar 220 milionë njësi dhe këtë vit pritet të arrijë në 260 milionë, me një rritje prej 17 %, ndërsa deri në vitin 2025 shifra pritet t’u afrohet 540 milionëve.

Ish-drejtori i çështjeve europiane dhe ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit, dr. Michael Borchmann, u shpreh: “Në të ardhmen, një drejtim për inovacionin është digjitalizimi. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, tani ekonomia digjitale zë 15 % të GDP-së globale. Ndër vendet e G20-s, sipas të dhënave të fundit nga Forumi Ekonomik Botëror, Kina renditet në vendin e parë në fushën e zhvillimit digjital.”

Me ndryshimin e mënyrës së jetesës së njerëzve, inovacioni teknologjik po ndihmon gjithashtu Kinën të arrijë zhvillimin me karbon të ulët. Në Shangai, një kompani teknologjike, që është krijuar në vitin 2018, ka vënë në fokus të zhvillimit industrinë e qelizave të karburantit, duke synuar të zërë një pozicion të mirë në konkurrimin për energji të reja që ka filluar tani.

Kryemenaxheri i Kompanisë së Teknologjisë së Hidrogjenit të Shangait, Lu Bingbing, thekson: “Tani qelizat tona të karburantit përdoren gjerësisht në automjetet e udhëtarëve dhe ato komerciale. Automjetet komerciale përfshijnë makinat e logjistikës e të pastrimit, autobusët urbanë, autobusët ndërqytetës dhe disa kamionë të rëndë. Përdorimi mund të zgjerohet më tej për rulotë, vinçat pirun dhe pajisjet e furnizimit rezervë me energji.”
Tani Shangai ka promovuar rreth 1 500 automjete me qeliza karburanti. Sipas planit, numri i automjeteve të tilla do të arrijë mbi 10 mijë deri në vitin 2025, duke qenë një pjesë e zinxhirit industrial të energjisë së hidrogjenit të Shangait me vlerë prej 100 miliardë juanësh.

Për të plotësuar kërkesat e njerëzve për një jetë të bukur, Kina ka paraqitur konceptin e zhvillimit me cilësi të lartë që drejtohet nga modeli i ri i zhvillimit dhe inovacioni teknologjik është pikërisht motori i zhvillimit.

Next Post
PD dhe PS bien dakord: Shtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

PD dhe PS bien dakord: Shtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In