• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Injoranca sëmundje e vjetër, shihni sesi po e trajtojnë Prek Calin”

by Java News
17/09/2017 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në debatin e fundit pas shembjes së kullës së Prek Calit në Kelmend është përfshirë edhe avokat Spartak Ngjela.

Pas debateve për figurën e tij, nëse ishte hero apo tradhtar Prek Cali, ka reaguar Ngjela, i cili shprehet se pas kaq vitesh ka ende njerëz që i dalin në krah bashkimit të komunistëve shqiptarë me serbët.

Ngjela ngre pyetjen se përse partizanët shkuan për të luftuar në Veri, më 15 janar të vitit 1945, kur Shqipëria ishte çliruar që në 29 nëntor të vitit 1944?

Sipas tij, trajtimi i historisë dhe i figurave historike nuk ka lidhje as me interesin vetjak dhe as me pasionin politik, por vetëm me humanizmin dhe me të vërtetën.

Prek Cali njihet si një nga njerëzit që ka kryesuar revoltën anti-komuniste të 1945.

STATUSI I SPARTAK NGJELES
Injoranca kundrejt trajtimit të historisë është sëmundje e vjetër në Shqipëri.

Shiheni sesi po e trajtojnë Prek Calin, një tribun të popullit që ka mbrojtur me gjak në tridhjetë vjetët e parë të Shekullit të XX-të kufirîn e atdheut të vet në Alpet e Shqipërisë kundër serbëve pushtuesë.

Nga ato që po lexoj shoh që ende flasin për partizanë kur vrasja e Prek Calit ka ndodhur pas çlirimit të Shqipërisë nga gjermanët. Ç’hyjnë partizanët këtu, kur nuk ka më gjermanë?

Ja pyetjet që ngrihen për të provuar injorancën:
Ç’janë këta partizanë që shkojnë për të luftuar në Veri, më 15 janar të vitit 1945, kur Shqipëria ishte çliruar që në 29 nëntor të vitit 1944?

Pse ka shkuar Mehmet Shehu në alpet e Veriut me formacion partizan, kur aty kishte vetëm shqiptarë vendas mijravjeçarë, dhe asnjë këmbë të huaji?

Pse, Mehmet Shehu me partizanët e tij, të cilët e kishin mbaruar luftën me gjermanët, do t’iu mësonin malsorëve trima sesi do të qeveriseshin ata në shtëpitë dhe në pronat e tyre shekullore?

Pse, kush doli me faj ndaj historisë, ata që u bashkuan me serbët gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo trimat historikë si Prek Cali që mbronîn tokat e tyre prej shekujsh kundër hordhive sllave?

Pse, kush ka gabuar në histori, trimat mëmëdhetarë si Prek Cali dhe qindra heronj dhe dëshmorë të tjerë nga Malësia e Madhe dhe Mirdita që nuk e pranuan stalinizmin dhe titizmin në Shqipëri, apo Mehmet Shehu që i vrau për stalinizmin dhe titizmin këta trima që kishin shekuj që mbronin trojet e tyre nga hordhitë sllave?

Pse, Mehmet Shehu me partizanet e tij, që vrau gjermanë dhe italianë pushtuesë, dhe i vrau vërtet, ka pasur të drejtë që pas lufte, të vriste shqiptarë të ndershëm se ata nuk besonin te doktrina e partisë së tij?

Përgjigjia e këtyre pyetjeve i jep të drejtë morale absolute tribunit të madh shqiptar Prek Cali dhe jo Mehmet Shehut.

Dhe sot e gjithë ditën duhet pyetur: deri kur ne do të vijojmë që të mos e kemi ndjenjën e humanizmit dhe drejtësisë në trajtimin e historisë?

Trajtimi i historisë dhe i figurave historike nuk ka lidhje as me interesin vetjak dhe as me pasionin politik, por vetëm me humanizmin dhe me të vërtetën.

Next Post
FOTOT/ Kush është bukuroshja “e fortë” nga Lezha që lëviz e armatosur

FOTOT/ Kush është bukuroshja "e fortë" nga Lezha që lëviz e armatosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In