• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Injeksion në lëkurë, SHBA nis provat klinike të një vaksine të dytë kundër koronavirusit

by Java News
09/04/2020 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur injeksion në lëkurë dhe jo si zakonisht në muskul.

Një prej personave që iu nënshtrua testit në Kansas City, të shtetit Mizuri, të mërkurën, tha se ai ishte shumë i lehtë, njësoj si testet e injeksioneve për alergji.

“Është prova më e rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë”, tha më pas Dr. John Ervin, nga Qendra për Kërkime Farmaceutike për agjencinë Associated Press.
“Njerëzit po mbajnë radhën për të qënë pjesë e kësaj prove”.

Eksperimenti, që përdor një vaksinë të prodhuar nga Inovio Pharmaceuticals, është pjesë e një përpjekje globale për të gjetur mbrojtjen aq shumë të nevojshme kundër një virusi që ka shkaktuar një ndërprerje të aktivitetit ekonomik dhe që po i detyron njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa vendet përpiqen të frenojnë përhapjen.

Një tjetër vaksinë filloi testimin e sigurisë tek njerëzit muajin e kaluar në Siatëll, e krijuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve të këtij studimi kanë marrë dozën e parë, të dy të tillave.

Kompania Inovio pritet të testojë dy doza të vaksinës së saj, të quajtur INO-4800, në 40 vullnetarë të shëndetshëm në laboratorin kërkimor në Kansas City dhe Universitetin e Pensilvanisë. Inovio është duke punuar me studiuesit kinezë për të filluar së shpejti një studim të ngjashëm në atë vend.

Këto studime të fazës së hershme janë një hap i parë për të parë nëse një vaksinë shfaqet mjaft e sigurt për teste më të mëdha të nevojshme për të vërtetuar efektshmërinë ndaj virusit. Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, do të duhet një vit që vaksina të prodhohet për përdorim masiv.

Dhjetëra vaksina të mundshme janë duke u eksperimentuar në laboratorë në të gjithë botën, dhe pritet të fillojnë testet e para gjatë disa muajve të ardhshëm.

“Gjëja e mirë është se ne kemi një mori kandidatësh,” tha Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive të Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), gjatë një podcast-i për Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane të mërkurën.

Shumica e vaksinave në zhvillim kanë të njëjtin objektiv: të godasin një proteinë që mbron sipërfaqen e virusit dhe e ndihmon atë të pushtojë qelizat njerëzore.

Studiuesit e firmës Inovios paketuan një pjesë të kodit gjenetik të virusit brenda një pjese të ADN-së sintetike. Injektuar në vaksinë, qelizat veprojnë si një mini-fabrikë për të prodhuar kopje të proteinave të padëmshme. Sistemi imunitar prodhon antitrupa mbrojtës kundër tyre– të nevojshme nëse virusi i vërtetë vjen ndonjëherë për të sulmuar.

Vaksinat me ADN janë një teknologji e re. Kandidati për vaksina i NIH, prodhuar nga Moderna Inc., funksionon në mënyrë të ngjashme, përveç se përdor një lloj kodi gjenetik të quajtur ARN dhe injektohet më thellë – në muskul.

Asnjëra nga dy vaksinat e mundshme nuk përdorin virusin aktual, që do të thotë se nuk ka shanse që vullnetarët të infektohen nga vaksinat. /e.s/

Next Post
Haradinaj kujton betejën e Koshares, mesazh të koduar: M’u shterrshin sytë nëse pushoj

Haradinaj kujton betejën e Koshares, mesazh të koduar: M’u shterrshin sytë nëse pushoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In