Anores Iniesta ka pësuar një lëndim gjatë fitores së mbrëmshme të Barcelonas kundër Real Sociedad për Copa del Rey, transmeton koha.net.
Barcelona ka konfirmuar pas ndeshjes së mbrëmshme të çerekfinales se mesfushori kishte pësuar lëndim në këmben e majtë dhe se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
32 vjeçari në gjysmë të lojës është zëvendësuar me Andre Gomes.
Barcelona ka fituar dje kundër Real Sociadadit 1 me 0, pas shënimit të golit nga penaltia e Neymar, citohet Koha. (b.an)










