Kryetrajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka pranuar se është i kënaqur me rikthimin në stërvitje të Andres Iniestas dhe Sergio Busquetsit.
Iniesta mungoi që prej dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Real Sociedadit, derisa Busquets për herë të fundit është paraqitur në ndeshjen kundër Eibarit më 22 janar.
Të dy lojtarët janë kthyer në stërvitje dhe pritet të përfshihen në ndeshjen ndaj Atheltic Bilbaos që zhvillohet sot. “Në princip ata kanë stërvitur me ekip, por varet nga mendimi i doktorëve, vetë lojtarët dhe forma e tyre”, ka thënë Enrique.
“Por është lajm i mirë që lojtarët janë kthyer në skuadër, kjo i jep më shumë burim lojës”. (b.an)