• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar publikon raportet: Nga korrupsioni i organizuar tek përfitimet e paligjshme

by A R
03/05/2021 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar ka publikuar raportet që vënë në pah korrupsionin e organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe ndjekin mbarëvajtjen e zbatimit të zotimeve në luftën kundër korrupsionit

Dy raporte të reja, të hartuara në kuadër të serisë të Iniciativës Globale “Infrastruktura e Integritetit”, hedhin dritë mbi fenomenin e “korrupsionit të organizuar” në Ballkanin Perëndimor dhe monitorojnë implementimin e masave antikorrupsion, të ndërmarra nga qeveritë e rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit

Në Samitin e Londrës të vitit 2018, të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, qeveritë e Ballkanit Perëndimor u zotuan të intensifikonin luftën kundër korrupsionit.

Sa të suksesshme kanë qenë ato në këtë nismë?

Një raport i ri, i hartuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GI-TOC), i quajtur Monitorimi i zotimeve antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor, vë në pah zotimet e marra dhe progresin e realizuar që prej vitit 2019.

Raporti i shoqërisë civile është hartuar në bazë të analizave të realizuara nga ekspertë antikorrupsion nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë vëzhguar korrupsionin dhe impaktin që ai sjell në qeverisjen e çdo vendi të rajonit, si dhe kanë monitoruar kuadrin ligjor antikorrupsion dhe përpjekjet e qeverive për t`u përballur me korrupsionin.

Është një nga të paktat, në mos e vetmja, analizë e plotë në kuadër të implementimit të zotimeve antikorrupsion, të marra në Procesin e Berlinit të vitit 2018.

“Lufta ndaj korrupsionit është qartësisht një përparësi për Bashkimin Europian”, – u shpreh autorja Suncana Roksandić, e cila theksoi se fjala “korrupsion” është përmendur 88 herë në komunikimet mes vendeve të Bashkimit Europian në vitin 2020.

“Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu përparësi edhe për shoqërinë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë të jetë kështu edhe për qeveritë e këtyre vendeve.”, – tha Roksandić.

Një raport i dytë, i titulluar Ekonomia Politike e Korrupsionit të Organizuar dhe Antikorrupsionit, vëzhgon faktorët, të cilët ndikojnë në lulëzimin e krimit të organizuar në rajon dhe impaktin që ai sjell.

Raporti vë në pah se, ndërkohë që një progres i rëndësishëm është bërë në lidhje me hartimin e legjislacionit të duhur antikorrupsion, në ngritjen e institucioneve dhe në hartimin e strategjive, efektiviteti i gjithë këtyre masave lë shpesh për të dëshiruar. Rezultati është ai që raporti e quan “korrupsioni i organizuar – një simbioze e krimit të organizuar, metodave kriminale dhe nivelit të lartë të korrupsionit, gjë e cila krijon një ekosistem të deformuar, që pasuron dhe mbron më të pushtetshmit.

“Korrupsioni i organizuar nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet e paligjshme, të ngritura në sistem dhe ndikimin e panevojshëm në vendimmarrje, por ka të bëjë gjithashtu edhe me “blerjen” dhe “influencimin” e opinionit publik për të përfituar ose për të qëndruar në pozitat e pushtetit politik dhe ekonomik”, – shpjegon hartuesja kryesore e raportit, Uglješa (Ugi) Zvekić.

John Penrose, një deputet dhe Ministri Antikorrupsion i Mbretërisë së Bashkuar dhe Mark Shaw, Drejtor i Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, mirëpritën vëmendjen në rritje që po merr lufta ndaj korrupsionit nën kujdesin e Procesit të Berlinit, duke thënë: “Ne shpresojmë që këto raporte do të ndihmojnë në të ardhmen edhe nisma të tjera, të vazhdueshme antikorrupsion, siç është ajo e Udhërrëfyesit të Antikorrupsionit dhe Financave të Paligjshme.”

Ata theksuan: “Këto raporte hedhin themele të shëndosha në monitorimin sistematik të zotimeve të marra në kuadër të implementimit të masave antikorrupsion dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë, si dhe do të forcojnë luftën tonë kundër korrupsionit.”

Raporti përmban rekomandime se si ta shndërrosh kulturën e krimit dhe të korrupsionit në një klimë integriteti, në mënyrë që të sigurosh që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Të gjitha këto tema, si dhe pikat thelbësore të raportit, do të prezantohen on line nga një panel diskutimi më 6 maj, në orën 1400. Raporti do të prezantohet nga autoret Uglješa (Ugi) Zvekić dhe Suncana Roksandić, dhe do të komentohet nga një panel ekspertësh ndërkombëtarë e më pas do të diskutohet nga dëgjuesit.

Raportet mund të lexohen duke klikuar: 1.Organized-corruption-in-the-Western-Balkans 2.Countries-monitoring

Për pyetje të mëtejshme ju lutemi kontaktoni Claudio Landi (Claudio.landi@globalinitiative.net).

Rreth Iniciativës Globale

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar është një rrjet profesionistësh, të cilët punojnë në frontin e luftës kundër ekonomisë së paligjshme dhe aktorëve kriminalë.

Përmes një rrjeti global vëzhguesish të shoqërisë civile të ekonomisë së paligjshme, ne monitorojmë trendet në zhvillim dhe punojmë për të ndërtuar bazën e provave për krijimin e politikave, shpërndarjen e ekspertizës së Rrjetit tonë dhe përshpejtimit të ndërhyrjeve të plota në një gamë të gjerë llojesh kriminaliteti.

Me Fondin e Rimëkëmbjes së Iniciativës Globale, ne mbështesim aktivistët e komuniteteve dhe Organizatat Jofitimprurëse që të punojnë në ato zona, ku qeverisja e krimit vë seriozisht në rrezik jetën dhe sigurinë e njerëzve.

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Pse Lulzim Basha nuk do të iki, as pas kësaj humbje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In