• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iniciativa e qeverisë kundër ndotjes së mjedisit, hiqet TVSH për automjetet me motor elektrik

by Java News
12/11/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka vendosur që të bëjë një tjetër përjashtim nga tvsh-ja për makinat e reja me kilometrazh zero, të cilat kanë motor elektrik.

Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar janë miratuar në Këshillin e Ministrave dhe tashmë pritet që të kalojnë për të marrë votën në kuvend.

Kjo është iniciativa e dytë, që mazhoranca merr në mbrojtje të ndotjes së mjedisit dhe shkarkimeve në ajër.

Një vit më parë, me kërkesë të Bashkisë së kryqytetit, parlamenti vendosi të ulë në 10% tvsh-në për autobusët elektrikë që përdoren në transportin urban.

Nisma nuk do të përfshijë vetëm automjetet për përdorim personal, por edhe ato që përdoren në transportin e udhëtarëve.

Në miratimin e paketës fiskale për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur po ashtu që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar, që të plotësojë deklaratën individuale të të ardhurave personale, pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë Lekë në vit.

Nga kjo nismë, sipas llogarive të Drejtorisë së Tatimeve, pritet që vitin e ardhshëm të dorëzojnë deklaratë të të ardhurave personale, 26 mijë persona nga 9615 që kanë dorëzuar për 2018-n. Të gjithë këta persona, tashmë do të paguajnë tatim më të lartë për pagën e tyre.

Të ardhurat nga kjo taksë, për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 47.5 miliardë Lekë. /e.s/

Next Post
“Jeta ime ndyshoi dramatikisht”, dëshmitë e grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës

“Jeta ime ndyshoi dramatikisht”, dëshmitë e grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com