• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Infrastruktura, Rama ndalet te Tuneli i Murrizit: Na ka goditur fort syri i keq…

by A R
30/12/2024 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë Edi Rama foli në konferencën e sotme për mediat edhe për sektorin e energjisë e të infrastrukturës. Deklaroi se falë investimeve në energji, është rritur me 15.3% kapaciteti energjitik prodhues i vendit. “Humbjet në rrjet që i kemi gjetur në nivele katastrofike, janë faktikisht në reduktim të vazhdueshëm”, tha Rama.

Nga ana tjetër, theksoi se në infrastrukturë ka pasur zhvillime domethënëse sepse shumë nga punët e nisura kanë përfunduar. Teksa rreshtoi projektet e finalizuara, e cilësoi “sfidë” punën që po bëhet me Tunelin e Murrizit.

“Është përfunduar Tuneli i Llogarasë, Thumanë-Kashar, Unazën e Madhe të cilën jeni të ftuar të gjithë për ta shijuar komplet e cila impakton 1/3 të popullsisë që banojnë në kryeqytet. Kemi Orikum-Dukat, segmentin Korçë-Ersekë. Një pikë kyçe ku na ka goditur fort syri i keq, Tuneli i Murrizit, po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji që solli një surprizë të hidhur. Gjithë ajo punë kolosale po bëhet pa asnjë qindrarkë shtesë nga buxheti i shtetit. Për një arsye të thjeshtë me tre gërma, PPP. Puna po ecën dhe shpresojmë shumë që në Pranverë, të hapet edhe ai. Është shpallur fituesi për segmentin e ri Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe për segmentin Lekaj-Fier, që janë segmente të Korridorit Blu. Kur e prezantova në fushatë pati një të papërmbajtur gaz nga ata që i lanë rrugët rrugës të gjitha. Vijon zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë. Vazhdojnë edhe akse të Korirdorit të 8-të, zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës.”

‘Qershia mbi tortë’ për kryeministrin është Qendra e Monitorimit të Trafikut.

“Nyja teknologjike e transportit, në sensin digjital, jo të hekurave. Do jetë e pajisur me sistemin më të avancuar në botë të monitorimit të trafikut, për të cilin kemi punuar edhe jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë e Emirateve të Bashkuara. Do bëhet implementim i shpejtë me një sistem survejimi me kamera, që do jenë të pajisura më fjalën e fundit të Inteligjencës Articiale.”

Next Post
Vetëm 15 vjeç, me pistoletë në çantë! Arrestohet i mituri në Tiranë, policia jep detaje

Vetëm 15 vjeç, me pistoletë në çantë! Arrestohet i mituri në Tiranë, policia jep detaje

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Z. Kryeminister, sa kohe keni qe nuk kaloni ne Elbasan?! Apo ju edhe kur kaloni, jua hap rrugen policia. Jo per gje, por thjeshte per ta pare me syte tuaj dhe ta provoni personalisht ne kurrizin tuaj ta kaloni Elbasanin pa ndihmen e policise. Eshte skandaloze te mendosh qe do mirepresim gara te Formula 1, dhe u te kalojne neper ate unazen e shpifur te Elbasanit kamiona te ngarkuar me makina qindra milion dollareshe te F1 per te shkuar tek kompleksi i pistes. Se per qytetaret qe qarkullojne cdo dite ne ate aks,u kuptua qe nuk doni t’ia dini. Nderkohe aty kalon gati gjysma e automjeteve qe qarkullojne. NDERTONI BY PASS-in e Elbasanit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In