• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Infrastruktura 2025-2029/ Kryeministri Rama: Do të ndërtohen 700 km rrugë

by Os De
18/09/2025 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet sociale, ka bërë publike programin për investimet publike në vendin tonë në 4 vitet e ardhshme. 

Rama bën me dije se në periudhën 2025-2029, do të ndërton 700 kilometra rrugë në gjithë Shqipërinë. 

Sipas kryeministrit, do të ndërtohen disa akse të rëndësishme në vend, si Bypassi i Elbasanit, Bypassi i Sarandës, apo ‘Rruga e maleve’, në veri të Shqipërisë. 

Ja rrugët që do të ndërtohen: 

Bypassi i Elbasanit 

Rruga e bregut (Dhërmi-Sarandë) 

Bypass Sarandë dhe rruga e Ksamilit 

Unaza e Çajupit (Gjirokastër-Libohovë-Kardhiq) 

Rruga e Vjosës (Ersekë-Përmet-Tepelenë) 

Aksi Berat-Skrapar-Gramsh 

Rruga e Liqeneve (Rrëshen-Burrel) 

Rruga e maleve (Pukë-Vau i Dejës-Fushë Arrëz)   

Ditën e djeshme, Shqiptarja.com publikoi të plotë programin për infrastrukturën, ku prioritet i qeverisë është edhe infrastruktura hekurudhore, me disa projekte të rëndësishme. Një element i ri në infrastrukturën rrugore do të jetë Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut. 

Po ashtu, parashikohet një rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër. Në programin që Shqiptarja.com disponon, parashikohet ngritja e një shoqërie shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë. 

Pritet të vihet në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. 

Po ashtu, brenda këtij mandati synohet të ndërtohet Portin e ri tregtar i Porto Romanos, të përfundohet certifikimin dhe operimi e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si edhe të hapet aeroporti i jugut në Gjirokastër. 

Po ashtu synohet zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare. Pritet themelimi i Akademisë së Aviacionit, e para në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve. 

 

 

 

 

Next Post
Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In