• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Informaliteti, tabela e plotë me penalitetet ndaj biznesit dhe qytetarëve

by
02/09/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informaliteti i biznesit dhe masat që kanë nisur të merren nga qeveria kanë çuar në një sqarim të Ministrisë së Financave për penalitetit, duke u bazuar në ligjin nr.9920 datë 19/5/2008 “Për Procedurat Tatimore”. Sipas këtij ligji parashikohen një mori penalitetesh për bizneset, në varësi nga shkalla e shkeljes. Po çfarë ndodh konkretisht nëse një biznes nuk është i regjistruar, nuk ka dokumentacion të rregullt, apo nuk deklaron punonjësit e saj?

Kur biznesi nuk është i regjistruar

Në rast se një biznes nuk është i regjistruar sipas ligjit i mbyllet veprimtaria dhe konfiskohen të gjitha materialet e mallrat që mban në ruajtje, përdor, apo transporton dhe shoqërohet me gjobë me 15 000 lekë për biznesin e madh dhe 10 000 leke biznesin e vogël. Po kështu nëse një biznesi i duhet të ketë leje/licencë/autorizim profesional, administrata tatimore u propozon strukturave kompetente pezullimin lejes/licencave/autorizimeve për ushtrim veprimtarie për një periudhë gjashtëmujore dhe shkohet në ndjekje penale nëse konsiderohet fshehje me dashje.

Mosdeklarimi i punonjësve

Nëse biznesi nuk ka deklaruar punonjësit rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, dënohet me gjobë, tatimpaguesi i regjistruar si subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin, 500 000 (njëqind mijë) lekë, ndërsa tatimpaguesit e tjerë, gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh. Po kështu për rastet e konstatuara nga zyra, për shkelje të afatit të deklarimit të punonjësve, sipas pikës 1 të këtij neni, tatimpaguesi dënohet me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo deklaratë të padorëzuar apo të dorëzuar jashtë afatit.

Mungesa e dokumentacionit tatimor për mallin

Tatimpaguesi, që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej. Masa shkon deri në kallëzim penal.

Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale

Tatimpaguesi dënohet në rast se nuk instalon pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë:

  1. i) herën e parë të konstatimit të mos instalimit të pajisjes fiskale, me gjobë 50 000 lekë;
  2. ii) nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;

iii) çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzim penal për tatimpaguesi.

Kur penalizohet blerësi?

Mos lëshimi i biletave të shërbimit me vlerë të parashtypur, të prodhuara nga institucionet e autorizuara, të përdorura në sektorë të ndryshëm, dënohet me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo biletë. Në rast se një tatimpaguesi i është bllokuar veprimtaria nga administrata tatimore dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtarisë, atij i konfiskohet e gjithë sasia e mallit. Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit në distancen e 30 metrave, nga vendi i shitjes apo ofrimit të shërbimit, nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë.

 Mos afishimi i çmimeve të shitjes

Mos afishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë:

– 35 000 lekë,për tatimpaguesit biznes i vogël;

– 65 000 lekë për t

Mosmarrja e kuponit tatimor.

Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit në distancen e 30 metrave, nga vendi i shitjes apo ofrimit të shërbimit, nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë.

Next Post

Fotolajm/ Aksioni ndaj informalitetit, Rama zbret vetë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procedohen penalisht 23 protestues! Penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë, policia jep detajet

“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia

June 22, 2026
Banditi portokalli

Banditi portokalli

June 22, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In