• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Informaliteti? Në treg shiten kasa pa autorizim

by
12/08/2015 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informaliteti? Në treg shiten kasa pa autorizim

 

 

Edhe pse është lajmëruar një luftë e madhe kundër informalitetit nga ana e qeverisë, në fakt një prej pese kompanive të cilat kanë ekskluzivitetin për të shitur kasa fiskale në Shqipëri, vepron në informalitet të plotë. Bëhet fjalë për firmën “CKV – Noki Albania”, e cila nuk ka autorizim nga Ministria e Financave për të shitur këto pajisje, të cilat presupozohet të lëshojnë kuponin tatimor me qëllim që luftohet evazioni, raporton Vizion Plus.

Por pavarësisht kësaj, firma vepron në liri të plotë. Vetë ekstrakti i këtij biznesi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, dëshmon se kompania vazhdon të tregtojë kasa, edhe pse në historikun e saj ka disa masa të vendosjes së sekuestros për shkak të detyrimeve të papaguara që ka patur në bankë. Por si ka lindur konflikti mes kësaj firme dhe ministrisë?. Në kontratën e hartuar mes këtij subjekti dhe ministrisë së Financave e cila përfaqësohet nga Drejtoria e Tatimeve thuhet qartë në nenin 5.1 që firma duhet të lerë në formë garancie një depozitë prej 500 mijë dollarësh e cila do të shërbejë për demin që mund t’i shkaktojë palës me të cilën ka lidhur kontratën. Por kjo nuk ka ndodhur! Në nje memo të siguruar nga Vizion Plus, që mban datën 6 nëntor 2014, konstatohet fakti që ministria nuk duhet të japë më autorizim për të shitur kasa ndaj CKV Noki. Përveç kësaj, mosmarrja e fondit të garancisë që duhet të kishte bllokuar në bankë kompania, ka hapur edhe një konflikt mes bankës dhe ministrisë. E pakënaqur me vendimin për moslëshim të autorizimit, firma ka hedhur në gjyq drejtorinë e tatimeve, por e ka humbur këtë çështje edhe në gjykatën e shkallës së parë, edhe në gjykatën e Apelit.

Pavarësisht kësaj odiseje, ajo vepron sërish në tregun shqiptar dhe shet kasa, edhe pse logjika mund të duket paradoksale: kasat të cilat tregohen nga ajo dhe lidhen me sistemin e tatimeve raportojnë evazionin, kur vetë kompania nuk ka autorizim të shesë, madje i ka shkaktuar ministrisë një dëm financiar të konsiderueshëm!

 

cani1_2007

Next Post

Konflikt mes dy familjeve për vijën e ujit; 3 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte vjedhur nga tempulli e ishte dërguar në New York, statuja e Budës rikthehet në Nepal

Ishte vjedhur nga tempulli e ishte dërguar në New York, statuja e Budës rikthehet në Nepal

May 2, 2026
Nga Uran Butka te Meremja: Si ra standardi edhe për kandidatët fiktivë në PD

Nga Uran Butka te Meremja: Si ra standardi edhe për kandidatët fiktivë në PD

May 2, 2026
“PD ka 36 vjet që proteston për zgjedhje të ndershme, por kurrë s’ka bërë zgjedhje të lira për veten e saj”, ironizon Kreshnik Spahiu

“PD ka 36 vjet që proteston për zgjedhje të ndershme, por kurrë s’ka bërë zgjedhje të lira për veten e saj”, ironizon Kreshnik Spahiu

May 2, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

PD në një skemë të vetëdijshme zvogëlimi

May 2, 2026
Dalin pamjet e festës me muzikë e alkool pas hekurave, shihni ç’bëhet në qelitë e të burgosurve VIP! Në krye Lul Berisha

Dalin pamjet e festës me muzikë e alkool pas hekurave, shihni ç’bëhet në qelitë e të burgosurve VIP! Në krye Lul Berisha

May 2, 2026
“Zbutet” Irani, pro negociatave për hapjen e Hormuzit, çfarë përmban plani i propozuar nga Teherani

“Zbutet” Irani, pro negociatave për hapjen e Hormuzit, çfarë përmban plani i propozuar nga Teherani

May 2, 2026
“Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit”, Policia e Kosovës reagon pas deklaratave të Hisen Berishës

“Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit”, Policia e Kosovës reagon pas deklaratave të Hisen Berishës

May 2, 2026
Bankat fshinë 7 miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

Bankat fshinë 7 miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

May 2, 2026
Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 2, 2026
Kryeministri Rama promovon raftingun në Drinin e Zi si potencial turistik për Dibrën

Kryeministri Rama promovon raftingun në Drinin e Zi si potencial turistik për Dibrën

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In