• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Informaliteti në bizneset VIP, sektori i tregtisë me shumicë dhe ndërtimi evazorët më të mëdhenj

by Java News
28/09/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 1 tetor qeveria shqiptare ka lajmëruar një aksion masiv kundër informalitetit në ekonomi, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë gati një analizë për riskun në pagesën e detyrimeve tatimore në sektorët VIP të biznesit.

Sipas analizës së tatimeve në bizneset e mëdha, sektori i tregtisë me shumicë është evidentuar si evazori më i madh. Në këtë linjë biznesi risku në mospagesën e TVSH-së vlerësohet 54.07%, ndërsa risku në mospagimin e tatimit mbi fitimin 44%.  Detyrimet që kishin të bënin me tatimet e pagave dhe të tjerat kanë përqindje më të ulët rreziku për mospagesë.

Ndërtimi është sektori i dytë që krijon më së shumti evazion fiskal në sektorin VIP. Sipas analizës bizneset VIP të ndërtimit janë riskoze me  62.08 %  të detyrimeve të TVSH-së dhe 35 për qind në pagesën e tatimit mbi fitimin. Risku është më i ulët në tatimet e tjera.

Tregtia e karburantit është evidentuar si sektori i tretë me evazionin më të lartë në bizneset VIP. Bizneset në këtë fushë paraqesin 53 për qind rrezik për mospagesën e TVSH dhe 44.28% risk në mospagesën e tatimit mbi fitimin.

Industria e plastikës, qelqit dhe tullave është konsideruar sektori i katërt me evazionin më lartë në biznesin VIP.  Për TVSH rreziku i mospagesës është 73.19% dhe në Tatimin mbi fitimin 23.80%.

Në shërbimet financiarë rreziku është më i ulët në pagesën e TVSH me 28% sipas përllogaritjeve të tatimeve dhe më i lartë në pagesën e tatimit mbi fitimin me mbi 70%.

Edhe pse qeveria shqiptare i ka kushtuar mjaft vëmendje luftës ndaj informalitetit, vendi vijon të ketë rendimentin më të ulët fiskal në Rajon. Në fund të vitit 2016 të ardhurat në raport me PBB arritën në 26 për qind, ndërsa në Rajoni mbledh së paku 35% të PBB të ardhura nga taksat dhe tatimet.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj lajmëroi më herët këtë javë se aksioni antiinformalitet do të nisë në fillim të muajit të ardhshëm do të përfshijë të gjitha linjat e biznesit.

Në një letër ta hapur drejtuar sipërmarrjes ai lajmëroi se strukturat në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe inspektorati i Punës, do të organizohen në grupe të përbashkëta, të orientuara nga analiza e profileve të riskut të sektorëve dhe bizneseve brenda tyre, duke pasur në fokus të gjithë zinxhirin e transaksioneve nga biznesi i madh deri tek konsumatori final. Punësimi e siguria në punë, do të kenë një vëmendje të posaçme brenda aksionit.

TABELA Sektorët me Risk për Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj / monitor a.ç

Next Post
United e përballon me lehtësi të ftohtin rus dhe fiton 4-1

United e përballon me lehtësi të ftohtin rus dhe fiton 4-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In