• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Informaliteti, Ibrahimaj: Nga 3440 subjekte të kontrolluara, 1487 me shkelje

by A R
20/08/2019 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se, në kuadër të aksionit kundër informalitetit deri tani janë kontrolluar 3440 subjekte, prej të cilëve 1487 kanë rezultuar me shkelje të ndryshme.

“Janë kryer rreth 50 mijë vizita në Shqipëri, me qëllim sensibilizimi para se të fillonim planin e kontrollit. Aktualisht jemi shtrirë në gjithë bregdetin, në bar-biznese, hoteleri-turizmit. Kemi konstatuar shkelje të ndryshme, regjistrim subjekti, faturë, sigurimi i punonjësve. Kemi konstatuar shkelje të të gjitha llojeve. Numri më i madh i shkeljeve ka qenë për moslëshim të kuponit tatimor, ku subjektet janë bllokuar”, – tha Ibrahimaj në një intervistë televizive.

Sipas saj, qëllimi kryesor është që ata biznese që paguajnë të gjitha taksat e detyrimet të punojnë në kushtet e një konkurrence të rregullt. Ndërsa theksoi se, plani operacional do vijojë me kontrollin e karburanteve dhe subjekteve të ndërtimit.

“Deri në mes të muajit shtatorit, kontrolli do jetë i përqendruar te turizmi dhe më pas do vijojë aty ku ka më shumë informalitet, karburantet dhe ndërtimi, disa janë biznese VIP-a, disa janë të mëdhenj, dhe aty janë humbjet më të mëdha”, – tha ajo.

Ibrahimaj shpjegoi se, përmes procesit të fiskalizimit synojmë që i gjithë sistemi të funksionojë me fatura elektronike, që do transmetohen në kohë reale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Projekti ka fazën e parë, nga biznesi drejtuar konsumatorit, e dyta implikon biznesin me biznesin, që nuk do komunikojnë më me fatura me letër, por me fatura elektronike, që do jetë një mjet që do përdoret dhe nga bankat.

“Kjo do na lejojë që produkti të ndiqet nga prodhimi, deri te konsumatori. Kjo do shmangë një pjesë të madhe të terrenit, pasi pjesa më e madhe e kontrolleve do të bëhet nga zyra. Fiskalizimi është një revolucion, sesi administrata dhe biznesi do të funksionojnë. E kemi parashikuar që faza e parë të nisë më 1 janar 2020, ndërsa faza e dytë vitin e ardhshëm. Faza e tretë është biznes me shtet”, – deklaroi Ibrahimaj.

Ajo u shpreh se administrata tatimore po trajnohet për mënyrën e re të kontrollit. Trajnimet do të përfundojnë brenda këtij viti. Ndërsa për bizneset, kemi hapur një link të veçantë për fiskalizimin, ku ata mund të drejtojnë pyetje për informim.

Drejtoresha e Tatimeve tha se, faturimi elektronik, patjetër që do të ketë kosto. Koston do ta vlerësojë tregu dhe konsumatorët. Bizneset do duhet të blejnë softwer dhe një kasë, që ka kosto të ulët.

/a.r

Next Post
Tragjedi në Itali, gruaja shqiptare gjen burrin të vdekur në shtëpinë e shokut

Tragjedi në Itali, gruaja shqiptare gjen burrin të vdekur në shtëpinë e shokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com