• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Informaliteti, Cani: Hiqet penaliteti për bizneset deri më 31 dhjetor, nuk ka rritje taksash

by Java News
26/09/2015 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informaliteti, Cani: Hiqet penaliteti për bizneset deri më 31 dhjetor, nuk ka rritje taksash

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka folur sot për ecurinë e operacionit anti­informalitet, duke u shprehur se deri më tani kur nuk është kontrolluar ende gjysma e bizneseve janë gjetur me shkelje 10% e bizneseve. “Bizneset janë lajmëruar më herët, por nuk e morën seriozisht”, tha ministri.

Duke u shprehur se do ndihmohet biznesi i vogël, Cani tha se parashikohet të hiqet penaliteti deri më 31 dhjetor. Ndërsa efektet e aksionit, sipas tij, pritet të shihen vitin tjetër. Kreu i Financave deklaroi ndër të tjera se nuk do të ketë rritje taksash.

Një tjetër tregues që përmendi Cani është se pajisjet fiskale janë shtuar në raportim, janë 16 mijë pajisje fiskale më shumë që raportojnë.

Të regjistruar gjatë 25 ditëve të muajit shtator janë mbi 60 mijë punonjës të rinj. “Kjo është një shifër që është shprehje e ecurisë së reformës”, vlerësoi ministri.

Krahas operacionit në terren, pjesë e planit të veprimit janë ndryshimet rregullative e ligjore. Sapo Kuvendi ka miratuar ndryshime në legjislacion, kryesisht për procedurat tatimore. Ministri përsëriti që të gjithë tatimpaguesit që kanë gjendje mallrash pa faturë, që e bëjnë deklaratën deri në 31 dhjetor 2015, u hiqet penaliteti dhe ndjekja penale, ndërsa duhet të paguajnë detyrimet. “Nga 1 janari do të jetë tjetër histori”, tha Cani.

Ndërsa duke folur për skanimin në dogana, ministri tha se tashmë vendosja e taksës është sanksionuar me ligj, edhe pse janë vërejtur disa probleme teknike. Sipas ministrit, skanimi me Rapiscan nuk rrezikon popullatën. “Nuk ka asnjë risk nga skanimi, kemi të gjitha dokumentet që s’ka asnjë dëm për popullatën”.

Next Post

Pse çuditeni me eskortat shqiptare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

August 7, 2026
Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

August 7, 2026
Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

August 7, 2026
Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

August 7, 2026
Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

August 7, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

August 7, 2026
Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

August 7, 2026
Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

August 7, 2026
Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

August 7, 2026
Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com