• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Informaliteti, BSH: Aksioni, efekte pozitive në ekonominë e vendit

by Java News
02/09/2015 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se, aksioni që ka ndërmarrë qeveria kundër informalitet, do të japë efekte pozitive në ekonominë e vendit.

Në konferencën për shtyp të mërkurën mbasdite, pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, Guvernatori Sejko tha se, Banka e Shqipërisë pret që ulja e informalitetit të  ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit dhe gjallërimit të aktivitetit ekonomik në vend.

“Banka e Shqipërisë vlerëson si pozitive rritjen ekonomike në vend dhe është optimiste për rritje pozitive progresive të ekonomisë së vendit në dy vitet e ardhshme”-tha Sejko.

Në deklaratën për mediat lidhur me politikën monetare të BSH-së, kreu i sistemit bankar Sejko, deklaroi se ” Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike të vendit, duke argumentuar se,  të dhënat e muajit korrik, tregojnë per një rritje të të ardhurave dhe permiresim te klimes se biznesit ne vend “.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për 2015-n të jetë 1.9 përqind, ndërkohë që objektivi prej 3 përqind, parashikohet në vitin 2017. Guvernatori Sejko tha se ka një reduktim me 4.6 përqind të deficitit tregtarë, kryesisht nga eksporti i energjisë.

“Të dhënat fiskale të muajit korrik tregojnë një rritje të lehtë të të ardhurave dhe një ngadalësim të shpenzimeve publike. BSH pret vazhdimin e kahut konsolidues të politikës fiskale edhe në dy vitet e ardhshme”, tha Sejko.

“Ka rritje graduale dhe e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e rreziqeve aktuale nga aktorët ndërkombëtarë dhe aktorët lokalë. Jemi në një situatë ekonomike, ku investimet  e huaja dhe të brendshme nuk janë në nivelet e pritshme”, tha ai.

Guvernatori Sejko u shpreh se, Këshilli vendosi të mbajë në të njëjtin nivel normën e interesit, 2 përqind. Ndërsa evidentoi se po ndërmerren politika për nxitjen e investimeve dhe sipërmarrjeve.

Guvernatori Sejko tha se vendi ka nevojë për përshpejtim të reformave strukturore në fushën e ekonomisë.

Next Post

FOTO/ Kjo është fytyra e vërtetë e Evropës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In