• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Informacioni është mbledhur nga CIA e FBI”/ Berisha i përgjigjet Yuri Kim: S’kanë asnjë provë! Shefi i Shërbimeve Sekrete s’merrte kurrë përsipër të…

by Java News
20/01/2022 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores Yuri Kim se provat për shpalljen “non grata” ndaj tij janë mbledhur nga agjensitë e inteligjencës amerikane. Përmes një interviste të dhënë për Ora News, Berisha u shpreh se drejtori i Shërbimeve Sekrete Amerikane di shumë herë më tepër se ambasadorja Kim, por nuk merr përsipër kurrë të flas me një gjuhë të tillë pa qenë 100% i sigurt.

Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë provë ndaj tij, dhe se shpallja non grata është ideuar nga Edi Rama dhe George Soros.

“Të sigurt të jeni ju që ai që ishte drejtor në detyrë i shërbimeve sekrete, që unë nuk e kam takuar kurrë, dinte qindra herë më shumë se sa ata që thonë fakte kemi po nuk i themi. Ai dinte shumë më tepër dhe nuk merrte kurrë përsipër të bënte një deklaratë të tillë pa qenë 100% i sigurt.

Kemi të bëjmë me përdorimin e ligjit si armë politike ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës, mikut të George Sores. Nëse guvernatorja ka prova t’i çojë në gjykatë në Paris ose nëse nuk do t’i çojë në gjykatë, t’i çojë në Kongres, t’ia jap kongresmenit të saj. E di që ka një korrespondencë midis kongresmenit me Departamentin e Shtetit, ka tre letra sepse nuk i kanë dërguar asgjë, sepse nuk kanë.

E quajta se ka muaj që merret me problemet e një partie, por pa sukses. U lidh aq ngushtë me “Foltoret” sa para çdo Foltoreje mbante një deklaratë për të pakësuar sallën ndërkohë që salla bëhej gjithmonë dhe më e madhe.

Fakte kemi po s’i themi. Ajo u përpoq të përgënjeshtroj deklaratën time se nismën për shpalljen “non grata” fillimisht për konspiracion ndaj politikës së jashtme amerikane se kundërshtova ndryshimin e kufijëve të Kosovës. Shqiptarët e dinë që Edi Rama më pyeti në parlament se a e kaloj dot oqeanin.

Ai e ka thënë në sy të dy dëshmitarëve se unë kam bërë konspiracion ndaj politikës së jashtme amerikane. Ai nuk e ka shpikur atë. Edi Rama e ka ditur dhe e ka gatuar me George Soros dhe Aleksandër Vuçiç këtë gjë”, tha Berisha./m.j

Next Post
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In