• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Influenceri i famshëm i Instagramit dënohet me 11 vite burg

by A R
08/11/2022 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një influencër Instagrami nga Nigeria është dënuar për më shumë se 11 vjet burg në SHBA për rolin e tij në një sindikatë ndërkombëtare mashtrimi. Hushpuppi, emri i vërtetë i të cilit është Ramon Abbas shfaqte një stil jete të pasur në faqen e tij në Instragam e cila ndiqej prej më shumë se 2,8 milionë ndjekësish derisa u çaktivizua.

Përveç dënimit me burg, gjykatësi në Los Anxhelos e urdhëroi atë që të paguante 1,732,841 dollarë si kompensim për 2 viktima të mashtrimit. Abbas do të vuajë dënimin e tij në një burg federal.

Vitin e kaluar ai u deklarua fajtor për pastrim parash. Abbas pranoi se u përpoq të vidhte më shumë se 1,1 milionë dollarë nga një bamirës që donte të financonte një shkollë të re për fëmijët në Katar.

Ramon Abbas e mashtroi bamirësin për të siguruar fonde për shkollën në Katar duke luajtur rol si zyrtar i një banke me një faqe internet fallco. Në lidhje me këtë ngjarje, departamenti i drejtësisë i SHBA-së tha që dyshohet se janë të tjerë të përfshirë, por Abbas luante një rol kyç.

Gjithashtu Abbas e pranoi se ishte përfshirë në disa skema të tjera mashtrimi përmes internetit.

“Ramon Abbas shënjestroi si amerikanët, ashtu edhe ndërkombëtarët, duke u bërë një nga pastruesit më të mëdhenj të parave në botë. Abbas shfrytëzoi platformat e tij të mediave sociale për të fituar famë dhe për t’u mburrur për pasurinë e pamasë që fitoi duke kryer mashtrime me email biznesi, vjedhje bankash në internet dhe mashtrime të tjera të mundësuara nga kibernetikë që shkatërruan financiarisht shumë persona”, tha Don Alway, ndihmësdrejtori i FBI-së në Los Anxhelos.

Abbas i kërkoi falje gjykatësit Otis D Wright për krimet e tij duke thënë se do të përdorte fondet e tij personale për të paguar “viktimat” që kishin rënë pre e mashtrimit të tij. Po ashtu, ai tha se kishte fituar vetëm 300,000 dollarë nga krimi për të cilin gjykohet.

Jetesa luksoze e Abbasit mori fund të papritur në vitin 2020, kur ai u arrestua teksa jetonte në Dubai.

/a.r

Next Post
Situata në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës

Situata në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In