• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Inflacioni është në rënie”, Guvernatori i BSH: Shqipëria, norma të larta të rritjes ekonomike

by A R
29/01/2024 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se ekonomia shqiptare ka një ecuri pozitive dhe ka shënuar norma të larta të rritjes ekonomike.

Në fjalën e tij për prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, Sejko vlerësoi se inflacioni ka ardhur në rënie.

“Si fillim, më lejoni të theksoj se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë përballë goditjeve të njëpasnjëshme të katër viteve të fundit. Fondamentet e shëndosha të ekonomisë shqiptare, fleksibiliteti i sektorit tonë privat, si dhe politikat e kujdesshme makroekonomike që kemi ndjekur, kanë mundësuar një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një stabilitet të përgjithshëm ekonomik e financiar. Në veçanti, inflacioni ka ardhur në rënie, tregjet financiare paraqiten të qeta, ndërsa rritja e punësimit dhe e pagave ka mbështetur buxhetet e familjeve. Nga ana tjetër, sektori bankar paraqitet i shëndetshëm, ndërsa aksesi në financë dhe përfshirja financiare kanë ardhur në përmirësim. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike, normat më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit”.

Guvernatori i BSH thotë se perspektiva ekonomike paraqitet pozitive, si për bizneset dhe për familjet.

“Edhe pse mjedisi i huaj është ende sfidues, perspektiva ekonomike paraqitet pozitive. Ky besim ushqehet nga një sërë faktorësh, ndër të cilët gjej me vend të theksoj: bilancet e shëndetshme të bizneseve dhe familjeve shqiptare, ambientin e qëndrueshëm financiar, mbështetjen me kredi që sektori bankar vijon të japë për zgjerimin e konsumit dhe të investimeve, si dhe ekspansionin e shpejtë të sektorit të turizmit gjatë viteve të fundit. Paralelisht me to, perspektiva konkrete e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka ndihmuar në fokusimin dhe përshpejtimin e agjendës sonë të reformave strukturore.

Kjo tablo pozitive na inkurajon ta hedhim vështrimin më larg, në sfida të reja të cilat tashmë po shndërrohen në një realitet gjithnjë e më të prekshëm. Ndër temat e parashtruara në Raportin e Tranzicionit, dëshiroj të ndalem në atë të ndryshimeve klimatike. Ngrohja globale dhe rritja e frekuencës së fatkeqësive natyrore të lidhura me klimën, kanë pasoja gjithnjë e më të larta për të gjitha vendet e ekonomitë, qofshin ato të zhvilluara apo në zhvillim, të mëdha apo të vogla. Ndonëse dritarja për veprim po vjen duke u ngushtuar, tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër – në interes të rritjes ekonomike dhe të vetë sistemeve natyrore dhe sociale – po kthehet në një objektiv gjithnjë e më urgjent për shumë vende”.

Gent Sejko evidentoi se sfida për Shqipërinë janë nismat ndaj ndryshimeve klimatike, pasi vendi ynë konsiderohet si vulnerabël në këtë fushë.

“Megjithatë, ndërsa sfida është e qartë për shumicën e vendimmarrësve, identifikimi i mënyrës më të mirë për adresimin e saj në praktikë është ende punë në progres.

Në këtë kontekst, gjej me vend të theksoj se Indeksi Global i Përshtatjes, i matur nga Universiteti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël ndaj ndryshimeve klimatike. Po ashtu, vlerësimet e FMN-së sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarisht një episod fatkeqësie natyrore në vit, e cila shkakton dëme deri në nivelin 1.3% të PBB-së dhe prek të paktën 1 në 200 banorë të vendit. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi. Për këtë arsye, autoritetet publike duhet të angazhohen në plane e strategji konkrete për të minimizuar ndikimin e tyre dhe për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm”.

/a.r

Next Post
Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Shqipërinë, takime me Ramën dhe bizneset

Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Shqipërinë, takime me Ramën dhe bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com