• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Infermierja vrau 7 foshnja dhe tentoi të vriste 6 të tjerë: Çfarë tregojnë shënimet e gjetura në shtëpinë e saj

by Java News
19/08/2023 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një infermiere britanike është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për të vrarë gjashtë të tjerë në spitalin ku ajo punonte. Krimet e tmerrshme e bëjnë atë vrasësen seriale të foshnjave më të keqe në historinë moderne të Britanisë së Madhe.

Lucy Letby, 33 vjeç, dëmtoi foshnjat për të cilat kishte detyrë të kujdesej duke u injektuar ajër në gjak dhe stomak, duke i ushqyer me qumësht, duke i sulmuar fizikisht dhe duke i helmuar me insulinë, deklaroi gjykata.

Në një rast, ajo vrau një djalë, të identifikuar si Fëmija E, duke injektuar ajër në gjakun e tij. Të nesërmen, tentoi të vriste vëllain e tij binjak, Fëmija F, duke e helmuar me insulinë.

Një urdhër gjykate mbron identitetin e fëmijëve të përfshirë në akuzat kundër Letby, përfshirë ata që vdiqën dhe mbijetuan nën kujdesin e saj.

Ajo sulmoi fshehurazi 13 foshnja në repartin e të porsalindurve në spitalin “Countess of Chester” midis viteve 2015 dhe 2016. Lucy Letby synonte t’i vriste foshnjat duke mashtruar kolegët që të besonin se kishte një shkak natyror për vdekjen e tyre, argumentuan prokurorët.

“Në duart e saj, substancat e padëmshme si ajri, qumështi, lëngjet – ose ilaçet si insulina – bëheshin vdekjeprurëse. Ajo i keqpërdori mësimet dhe përdori profesionin e saj për të shkaktuar dëm, pikëllim dhe vdekje,” tha prokurorja Pascale Jones.

Familjet e viktimave thanë se ata “ndoshta nuk do e dinë kurrë vërtet pse ndodhën këto ngjarje”.  “Të humbasësh një fëmijë është një përvojë e trishtë që asnjë prind nuk duhet ta përjetojë kurrë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët. “Por humbja e një fëmije ose lëndimi i një fëmije në këto rrethana është e paimagjinueshme.”

Shënimet e gjetura në shtëpinë e saj

Në 2018 dhe 2019, Lucy Letby u arrestua dy herë nga policia në lidhje me hetimin e tyre. Ajo u arrestua sërish në nëntor 2020. Gjatë kontrolleve në adresën e saj, autoritetet gjetën shënime të shkruara nga ajo.

“Unë nuk e meritoj të jetoj. I vrava me qëllim, sepse nuk jam mjaftueshëm e mirë për t’u kujdesur për ta,” shkruante ajo në një letër.  “Unë jam një person i tmerrshëm i keq” dhe me shkronja të mëdha “Unë jam e keqe që e bëra” shkruheshin në të tjera letra.

Nëna e Fëmijës E dhe Fëmijës F dëshmoi në gjykatë se ajo i besonte “plotësisht” këshillave të Letby. Megjithatë, tha se “e kuptoi që diçka nuk shkonte” kur foshnja e saj, Fëmija E, filloi të bërtiste.

Nga hetimet rezuloi se para se Lucy të vriste Fëmijën E, ai kishte rrjedhje gjaku kur ajo u përpoq ta sulmonte. “Ishte një tingull që nuk duhej të vinte nga një foshnjë e vogël,” i tha nëna gjykatës. “Nuk mund ta shpjegoj se si ishte tingulli. Ishte e tmerrshme. Më shumë një klithmë sesa një e qarë.”

Pasi ndërroi jetë foshnja, nuk u bë asnjë ekzaminim për shkakun e vdekjes. E ëma tha se mendonte se ai kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Djali i saj binjak, Fëmija F, më vonë mbijetoi, ndonëse Lucy u përpoq ta helmonte duke i injektuar insulinë.

Dyshimet në spital

Mjekët në spital filluan të vërenin një rritje të madhe të numrit të foshnjave që po vdisnin ose kishin probleme të papritura. Por shqetësimet e ngritura nga ekspertët brenda spitalit për rritjen e shkallës së vdekshmërisë së pacientëve nën kujdesin e Lucy Letby fillimisht u hodhën poshtë nga stafi menaxhues i spitalit.

Në shtator 2016, Letby paraqiti një ankesë kundër punëdhënësve të saj pasi u zhvendos nga reparti i të porsalindurve për t’u marrë me punë administrative, pasi dy trinjakë vdiqën dhe një foshnjë tjetër humbi ndjenjat për tre ditë me radhë në qershor 2016.

Më vonë atë vit, ajo u njoftua për akuzat kundër saj nga sindikata e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë, por ankesa u zgjidh më vonë në favor të saj. Mjekëve iu kërkua t’i kërkonin falje zyrtarisht me shkrim.

Ajo ishte planifikuar të kthehej në repartin e të porsalindurve në mars 2017, por kjo gjë nuk ndodhi. Spitali kontaktoi policinë, e cila hapi hetimet.

“Jemi zemërthyer, të shkatërruar”

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar një hetim të pavarur për vrasjet, duke përfshirë “mënyrën se si u trajtuan shqetësimet e ngritura në spital”.

Hetimi do të hulumtojë për “rrethanat që lidhen me vdekjet dhe incidentet”, tha qeveria në një deklaratë të premten. Ai gjithashtu do të vlerësojë se çfarë veprimesh janë ndërmarrë nga rregullatorët dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë në përgjigje të shqetësimeve në lidhje me Letby.

“Drejtësia është vënë në vend dhe infermierja që duhet të kujdesej për foshnjat tona është shpallur fajtore për vdekjen e tyre,” thanë familjet e viktimave në një deklaratë të përbashkët. “Por kjo drejtësi nuk do të largojë lëndimin ekstrem, zemërimin dhe shqetësimin që ne të gjithë kemi përjetuar.”

“Jemi zemërthyer, të shkatërruar, të zemëruar dhe ndihemi të mpirë.”

Lucy Letby do të dënohet më 21 gusht. Ajo pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm.

/f.stafa

Next Post
Peleshi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo

Peleshi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In