• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Infermieria, dega më e preferuar”, regjistrohen 16 mijë studentë në universitete

by A R
12/09/2023 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në Universitete. Në total janë regjistruar 15,700 kandidatë. Edhe këtë vit në të gjitha universitetet degët e Mjekësisë sidomos Infermieria ka qenë dega më e preferuar nga të rinjtë.

Drejtori i Rrjetit Akademik Arjan Xhelaj thotë se në ruandin e parë regjistrimet më të shumta janë në universitete publike.

“Kemi pasur rreth 80% të regjistrimeve, i jemi afruar shifrës 16 mijë maturantë të regjistruar. Ndarja për momentin, 70% në universitete publike dhe 30% në universitete private.”

Sipas Xhelajt oferta akademike vijon të orientohet nga preferencat e maturantëve.

“Degët e preferuara kanë qenë ato të lidhura me shëndetin, mjekësia, stomatologjia, infermieria, por edhe degë si mamia apo fizioterapia. Një pjesë e tyre është rezervuar, te Infermieria kemi vetëm dy kuota. Kërkohen shumë profesionistë të fushës së shëndetit, prandaj dhe studentët orientohen drejt këtyre degëve.”

Universitetet tashmë kanë shpallur kuotat e lira për raundin e dytë. Ndërsa maturantët kanë mundësinë që deri më 13 Shtator të çregjistrohen nëse duan të garojnë sërish për një degë tjetër. Aplikimi për raundin e dytë do të bëhet në datat 15-17 Shtator.

/a.r

Next Post
Emri/ U kap duke transportuar emigrantë dhe s’iu bind policisë, pranga 18-vjeçarit

Vjehrra rreh nusen, nusja dhunon vjehrrin, arrestohen dy gratë në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com