• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Infermieri rrëfen momentet rrëqethëse të hapjes së flakëve në spital

by A R
28/07/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infermieri, i cili mbeti i plagosur nga masakra e ditës së hënë e shkaktuar nga 57-vjeçari Lefter Canaj, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë.

Ai ka rrëfyer të gjithë ato çfarë kishte parë në momentin kur po i shërbente pacientëve që ndodheshin në dhomë. 34-vjeçari nga Berati, Stilian Bardhi, është shprehur para oficerëve se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se situata ishte shumë e vështirë të parandalohej. Nga shpërthimi i zjarrit në repartin e Hemodializës në spitalin privat, të shkaktuar nga Lefter Canaj, humbën jetën katër persona (edhe vetë autori) dhe mbetën 2 të tjerë të plagosur. Deri më tani, oficerët e policisë bëjnë me dije se është mundur të administrohet vetëm dëshmia e infermierit të plagosur, i cili ka parë gjithçka ndodhi në atë moment. Infermieri është shprehur se momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke i shërbyer pacientëve të tjerë, ndërsa kishte mbaruar procedura e marrjes së dializës me Lefter Canajn.

Dëshmia

“Kam parë një tmerr të vërtetë. Ndodhesha aty duke u shërbyer pacientëve që në atë moment po merrnin dializën. Ishin katër persona të shtrirë dhe me aparatura të vendosura. Sapo kisha mbaruar punë me Dashamirin dhe, më pas po sistemoja pacienten tjetër, Sanije Sulaj. Ishte një procedurë si çdo ditë tjetër. Me pacientin Lefter Canaj kisha mbaruar punë totalisht dhe, ai po bëhej gati të dilte nga dhoma. Kush do ta mendonte se do të kryente ai person një veprim të tillë. Aty është një vend ku të gjithë vijnë për t’u shëruar dhe jo të kryejnë veprime të tilla. Nuk kam qenë aspak i vetëdijshëm në ato momente, isha i fokusuar tek puna. Në një moment bërtet Sanija, të cilës sapo i kisha vendosur aparaturat për të marrë dializën. Aty Lefteri po zbrazte shishen e benzinës mbi Dashamirin. Kur u rrëzua në tokë mendova se do ta ndaloja, por vetëm kur ja plasi flaka në një moment dhe aty u përvëlova nga flakët. Ishte e pamundur të ndërhyja i vetëm, pasi më përcëlloi flaka. U mundova të shpëtoja pacientët aty, por ishte e kotë, erdhën dhe më ndihmuan të tjerët. Nuk e di si ndodhi ajo ashtu, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë ata të dy të kishin ndonjë konflikt. Se di pse hetimi e bëri Lefteri këtë gjë. Unë shkoja i shikoja teksa merrnin dializën dhe nuk pata dëgjuar ndonjë sherr”, është kjo dëshmia e infermierit e dhënë për policinë./Shekulli/a.m.

Next Post

Samsung ka shitur 80 milionë smartfonë vetëm në tre muajt e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In