• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Infermierë në Gjermani, rroga minimale 1500 euro, ja ku duhet të aplikoni

by
19/09/2015 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infermierë në Gjermani, rroga minimale 1500 euro, ja ku duhet të aplikoni

Gjermania vazhdon të ketë nevojë për infermierë dhe mjekë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, një metodë e sigurt për punësim e qëndrim të rregullt në Gjermani. Kohët e fundit janë hapur shumë agjenci punësimi që kryejnë ndërmjetësimin e të rinjve nga vendet e Ballkanit për në Gjermani, apo edhe Kanada e shtete të tjerë që kanë nevojë për punëtorë. Megjithatë jo të gjithë projektet dhe agjencitë e punësimit janë të besueshme, dhe jo të gjitha ofrojnë lehtësi për aplikuesit. Ato duhet të jenë të certifikuara dhe të njohura nga Ministria e Punës. “E në fakt gjërat kanë nisur të ecin në këtë drejtim”. Të paktën kështu pretendon Dr.Musa Ahmeti, administrator i një projekti të ri shqiptaro-gjerman, me emrin “Interpersonnel Albania”, i cili përfshin pikërisht ndërmjetësimin profesional dhe përcjelljen e kontigjenteve nga fusha e infermierisë e asistencës për azilet e moshës së tretë, në vendin që së fundmi ka njohur një valë të paparë refugjatësh nga Siria e Lindja e Mesme, por jo më pak edhe nga Shqipëria e vendet e tjera të Ballkanit.

Projekt ndërmjetësimi
Ndërsa pohon se tashmë ai është mbjellë si bashkëpunim zyrtar me firmën gjermane Dekra, me eksperiencë në çertifikimin e cilësisë e ndërmjetësimin e eksperiencave profesionale, Ahmeti, thekson se ndryshe nga ç’është vepruar më parë, ky është një projekt i çertifikuar, me afat 10-vjeçar, i njohur nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe interesimi paraprak tashmë është shumë shpresëdhënës. “Dekra Akademie’, partneri ynë në këtë projekt ambicioz – pohon ai – është një ndër furnizuesit më të mirë në botë për përgatitje dhe shërbime. Në vitet e fundit, në Gjermani kjo firmë po fokusohet gjithmonë e më shumë në sektorin mjekësor.

Agjencitë e punësimit
“Më parë ka pasur iniciativa të ngjashme, por ndoshta joprofesionale që kanë dështuar”, pohon Ahmeti. Ai thekson se në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për një agjenci të thjeshtë punësimi, që nuk merr përsipër asnjë angazhim konkret, por për ndjekje totale e të përgjegjshme të të gjithë zinxhirit profesional; që nga evidentimi, përzgjedhja, kualifikimi gjuhësor falas, pajisja me dëshminë përkatëse të njohur nga shteti gjerman, deri në plotësimin e të gjitha faciliteteve të duhura dokumentare, me synim punësimin zyrtar, të sigurtë e dinjitoz në Gjermani. Ndërsa pohon se i vjen keq që këto kontigjente të reja të kualifikuara në fushën e infermierisë, falë kësaj iniciative duhet të lenë vendin e tyre, por nga ana tjetër gjithashtu shprehet se eksperienca e tyre me siguri se nesër do mund t’i shërbejë vendit, sikurse ka ndodhur edhe me fusha të tjera, duke sjellë me vete shumë cilësi e ndryshim mentaliteti në shërbime në një sektor që vazhdimisht ka hasur në probleme në vendin tonë.

Garancia e punës
Më e rëndësishmja, siç pohon administratori i projektit, është se puna është e garantuar 100% me një shpërblim mujor dhe shoqëruar sigurisht edhe me të gjitha benefitet e tjera e sigurinë sociale që gëzon çdo punonjës homolog i tyre i fushës në Gjermani. Gjithçka është arritur si bashkëpunim i Ministrisë së Shëndetësisë e asaj të Punës e Çështjeve Sociale, si dhe asaj të Arsimit.

Urdhri i Infermierit
Përsa i përket “Urdhrit të Infermierit” si një aktor i cili apriori, mendojmë se duhej të ishte i interesuar në këtë projekt, në këtë rast – pohon Ahmeti – ai nuk është përfshirë, pasi vetë pala gjermane nuk na e ka kërkuar dhe kontigjentet që bëhen pjesë e projektit janë të gjithë studentë që sapo kanë mbaruar studimet në degën e infermierisë e janë pajisur me një diplomë të njohur nga shteti shqiptar, si dhe ata me përvojë pune, të cilët përveç kësaj, do i nënshtrohen edhe verifikimit penal e atij profesional për çdo rast.

Aplikimi
Aplikimi bëhet në mënyrë transparente, online (në adresën: www.interpersonnel.al), ku mblidhen e arkivohen të gjitha skedat personale profesionale të aplikantëve, të cilat përcillen më tej tek pala gjermane, e cila i bën përpunimin e mëtejshëm dhe jep dritën jeshile për secilin prej tyre. Një element i rëndësishëm – pohon Dr.Musa Ahmeti – është mësimi i gjuhës gjermane, i cili zgjat nga 12-15 muaj e që për t’u pranuar si i suksesshëm në Gjermani e nënshkruar kontratën, duhet të dëshmojë arritjen e nivelit B2, sipas legjislacionit gjerman në fuqi.

Pranimet
“Ka pasur paraprakisht një interesim të jashtëzakonshëm të infermierëve për të shkuar në Gjermani, e problemi qëndron se numri i tyre është shumë më i madh se sa mundësitë,” thotë Ahmeti. Fillimisht do të pranohen 200 vetë, të cilët vijnë nga pesë drejtime të ndryshme që lidhen me fushën e infermierisë: infermierë të përgjithshëm, infermierë pediatër, infermierë reanimacioni, infermierë të kirurgjisë dhe ata të moshës së tretë. Kandidatët preferohen sigurisht ata me përvojë pune dhe me njohuri të gjermanishtes, por jo domosdoshmërisht. Ata, sipas kontratës së përbashkët me “Interpersonnel Albania” dhe firmën partnere gjermane, janë të obliguar të punojnë minimalisht dy vjet në profesionin e tyre për institucionin shëndetësor me të cilin kanë lidhur kontratë, duke përfituar minimalisht 1500 euro rrogë mujore (netto) si dhe pagesën e kontributeve shoqërore, duke përfituar pra një leje pune e një leje qëndrimi, e cila mund të kthehet në të përjetshme për të gjithë ata që bëhen pjesë e këtij projekti. Lidhur me projekte të tilla të punësimit të shqiptarëve në Gjermani, u shpreh pak ditë më parë edhe kryeministri Rama gjatë një vizite që bëri në Gjermani. Ai tha se: “Kriza e refugjatëve mund të jetë përfituese për të dy palët. Për shembull nëse hapim një program për trajtim sezonal dhe Gjermania mund të përfitojë nga kjo gjë. Ne mund të trajnojmë infermierë që më pas mund të punojnë në Gjermani. Kjo do të kushtonte më pak sesa Gjermania po shpenzon për t’u ofruar ndihmë refugjatëve,” kështu u shpreh së fundmi gjatë një vizite që bëri në landin e Bavarisë në Gjermani, kryeministri Edi Rama, për gazetën vendase “Abend Zeitung”.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

3 arsye përse njerëzit përgojojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

May 19, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

May 19, 2026
“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

May 19, 2026
Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

May 19, 2026
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

May 19, 2026
Vëllezër në poshtërim

Vëllezër në poshtërim

May 19, 2026
Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

May 19, 2026
Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

May 19, 2026
Vetëm të iki ky…

Beteja e humbur me gjuhën shqipe

May 19, 2026
Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In