• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Infektohet me COVID presidenti i Polonisë/ Para testit mori pjesë në një forum biznesi

by Java News
24/10/2020 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti polak, Andrzej Duda, është testuar pozitiv për koronavirusin, ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve të reja në tetor.

Infektimi i tij u njoftua nga ministri presidencial, Blazej Spychalski, i cili tha se Duda “ndihej mirë” pas diagnostikimit.

Një ditë para se zyrtarët të njoftonin infektimin e tij, numri i rasteve të reja në vendin me 38 milion banorë kapi një rekord ditor prej më shumë se 13.600 të infektuarish.

Udhëheqësi konservator 48-vjeçar u testua të premten. Nuk u dhanë detaje nëse diagnostikimi me Covid 19 do të ndikojë në operacionet e qeverisë.

E paqartë mbetet edhe ku është infektuar Presidentit, duke kujtuar këtu se ai mori pjesë në një forum biznesi në kryeqytetin estonez, Talin, të hënën, ku u takua me Presidentin bullgar Rumen Radev, i cili hyri në karantinë pasi  u ekspozua drejtpërdrejtë nga virusi.

“Presidenti është një djalë i ri, mendoj se ai do ta kalojë infeksionin pa probleme,” i tha zëvendësministri i Shëndetësisë Waldemar Kraska radios private RMF.

Ai tha se pret që të gjithë njerzit që kanë pasur kontakt me Dudën gjatë ditëve të fundit të futen në karantinë.

Polonia hyn në bllokim të pjesshëm

Polonia ka hyrë në një bllokim të pjesshëm dy javor të shtunën për shkollat dhe restorantet. Gjatë bllokimit, restorantet do të jenë në gjendje të shërbejnë vetëm vakte të gatshme, ndërsa klubet dhe pishinat e fitnesit do të jenë gjithashtu të mbyllura.

Qeveria u dërgoi mesazhe me shkrim qytetarëve polakë, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndihmojnë të moshuarit.

Sipas masave të reja, tubimet janë të kufizuara në pesë persona, ndalohen ceremonitë martesore, si dhe ka kufizime për numrin e njerëzve që lejohen të hyjnë në dyqane, që përdorin transportin publik  apo marrin pjesë në shërbimet fetare. Vendi ka parë protesta të mëdha pas një vendimi që kufizon abortet.

g.kosovari

Next Post
Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa/ Kjo do të jetë hera e fundit

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa/ Kjo do të jetë hera e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In