Drejtoresha e Spitalit Skrapar dhe një infermiere janë infektuar me COVID-19.
Mësohet se drejtoresha e spitalit kishte shfaqur probleme shëndetësore me temperaturë dhe kollë dhe për këtë arsye ka kryer edhe tamponin.
“Pozitive” me Covid-19 rezulton të jetë edhe një infermiere e Spitalit Skrapar, e cila punonte në turn me drejtoreshën e spitalit. Pas konfirmimit “pozitiv” të testit të bërë, edhe infermierja është karantinuar, ndërkohë që nuk ka shenja të infektimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Të dyja janë karantinuar pranë banesave të tyre dhe janë dezinfektuar ambientet e spitalit ku drejtoresha dhe infermierja kanë punuar.
Mjekët epidemiologë të DSHP Berat po punojnë për gjurmimin e rasteve të kontaktit mes mjekëve dhe infermierëve, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 117.
g.kosovari