• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Infeksionet dermoveneriane, historia e mjekut të parë shqiptar Kadri Kërçiku që luftoi kundër tyre

by Java News
03/02/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të Luftës Nacional Çlirimtare, në vend po përhapej me shpejtësi një infeksion i rëndë duke prekur me dhjetra, mijëra njerëz. Ndonëse nëpër rrugë nuk ndiheshin më tronditjet e bombardimeve, luftëtarët e lirisë ishin shëndërruar në ikonat e një sistemi totalitar, i cili po zinte rrënjë në mendjet e shqiptarëve. Në këtë kohë një mjek i diplomuar në Austri po niste pa e ditur marshimin drejt një lufte të dyfishtë. I specializuar në Universitetin e Vienës për dermatologji dhe venerologji, Kadri Kërçiku zgjodhi t’i përkushtohej punës si mjek në vendin e tij.

“Babait tim i është lutur profesori i tij në Vienë që të punonte atje, por si nuk kishte pranuar duke i thënë se do të kthehej në Shqipëri”, tregoi Evelina Kërçiku, vajza e Kadri Kërçikut në një intervistë për “Jo vetëm modë” në Tv Klan.

Por ky gjest atdhetarie nuk e shpëtoi nga përndjekia e vitit 1947 ndaj klasës së intelektualëve, ku ishte akuzuar për agjitacion dhe propagandë. Ai ishte pasardhësi i një prej themeluesve të Tiranës, biri i ish-nënprefektit Sulejman Kërçiku, Kadriu u dënua me 10 vite burg.

“Nuk mbaj mend asgjë nga kjo shtëpi përveç dashurisë që kam për ngjyrën rozë. Kam kujtim me vëllanë e madh, Arjanin që më tërhiqte përdore në disa shkallë gri që nuk mbaronin dhe që në fund arritëm në një sheshpushim ku pash babin në një karrige me duar të lidhura. Kaq janë kujtimet”, tha Evelina.

E megjithatë dy vite pasi u arrestua nga regjimi, si për mrekulli Kadri Kërçiku u shpall krejt i pafajshëm.

“Doktor Mëhilli shkruan që ia kishte shumë nevojën sepse ishte momenti që në Shqipëri kishte shumë sifiliz”, tregoi Evelina.

Në fillim të viteve 50-të, Kadri Kërçiku ishte i lirë dhe i vendosur të bënte ç’të ishte e mundur për të zhdukur infeksionin. I tronditur nga shkalla e përhapjes së sëmundejeve dermoveneriane si sifilizi, leproza apo dermatofitia, doktor Kërçiku mori masa nga më ekstremet për t’i izoluar duke udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë për të mos lënë asnjë pacient pa mjekimet e duhura. Në një kohë kur sifilizi dhe leproza mjekoheshin me mjekime popullore, Kadri Kërçiku u bë i pari mjek shqiptar që solli kurat e posaçme për këto sëmundje në Shqipëri. Ai është madje autor i një ligji të vitit 1949, i cili detyronte zbulimin, denoncimin dhe kurimin e sëmundjes së sifilizit. Falë Kadri Kërçikur u ngritën më shumë se 60 dispaseri dermoveneriane dhe për kurimin e këtyre sëmundjeve u specializuan një numër i madh mjekësh dhe infermierësh. Mijëra të sëmurë me sifiliz u shëruan.

“Në vitin 1955 u mbajt një kongres europian për dermatologët dhe babai do të shkonte aty. Babai shkoi në kongres dhe mbajti gjithë temën ku deklaroi se sifilizi ishte gati në largim në Shqipëri. Atëherë ata i thanë se vinte nga një vend komunist dhe se thoshte gjëra jo të vërteta. Babai i iu tregoi se ishte mjek përgjegjës, se kishte studiuar në Vienë dhe se kishte arritur vërtetë atë gjë. Atëherë e gjithë salla ishte ngritur në këmbë dhe e ka duartrokitur. Dhe babai u bë anëtar i shoqatës europiane të dermatologjisë. Më kujtohet që gjithmonë i vinin pako me mediakamentet e reja”, tha Evelina Kërçiku.

Në vitin 1973 kur Kadri Kërçiku kishte ndërruar jetë numri i pacientëve me sifiliz apo sëmundje të tjera dermoveneriane ishte zero. Ndonëse nuk rreshti kurrë së përndjekuri nga regjimi, Kadri Kërçiku e kishte fituar luftën më të rëndësishme, atë së cilës i kishte dedikuar gjithë jetën./tvklan/

/a.meta

Next Post
Deputeti ‘atentator’ i PD, Hasa: Gjuajta Ramën me vezë, ishte amanet i studentëve

Deputeti 'atentator' i PD, Hasa: Gjuajta Ramën me vezë, ishte amanet i studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com