• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Industria e mobilerisë në rritje, blerësit të orientuar drejt produkteve cilësore

by Java News
16/03/2024 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas INSTAT, çmimet për mobiliet dhe pajisjet shtëpiake në shkurt pësuan një rritje me 4.7% krahasuar me të njëjtin muaj të viti më parë. Ky shtrenjtim, sipas bizneseve që operojnë në industrinë e mobilierisë, vjen si pasojë e rritjes së kostove.

“Pati një rritje tej mase, pas pandemisë, për shkak të rritjes së transportit, çmimet janë të rritura me çka qenë, por flasim që kanë shkuar aty ku duhen, mesatarisht rritja është me 15% për produktet që na vijnë nga Italia, ndërsa për produktet nga Kina rritja shkon deri në 35%. Nga Kina transporti donte 40 ditë, aktualisht kërkon 3 muaj”, shprehet Ledjo Kapo, i cili zotëron biznes në këtë industri.

Pavarësisht çmimeve më të shtrenjta, bizneset tregojnë se kërkesa për të mobiluar një ambient po vjen në rritje, e mbështetur fort te bumi i sektorit të ndërtimit.

“Mobilieritë sa po fillojnë dhe janë në rritje gjithmonë. Për sa kohë rritet ndërtimi, ka bum edhe për mobilieritë, flasim edhe për një bum nga Kosova, ka shumë kërkesë për mobilieritë e Shqipërisë, sidomos në vitet 2023-2024, prej bumit të ndërtimit që po përjetohet edhe atje”, thotë Kapo.

“Ndërtimet po shtohen dita ditës dhe kjo ka bërë të mundur mobilime të reja, ambiente të reja, do të kërkohet edhe arredimi i këtyre ambienteve”, shprehet Gerald Rruci, nga e njëjta industri.

“Tirana, duke qenë se edhe është zmadhuar shumë, ka kërkesën më të lartë, pastaj është edhe jugu, bregdeti, ku janë të përqendruara hotelet dhe lokalet e restorantet, që kanë kërkesa për mobilim”, thotë Eduard Karaj, mobilier.

Shijet e blerësve po ashtu kanë ndryshuar, ata janë të orientuar drejt produkteve cilësore.

“Nuk pyesin më për çmimin, por për cilësinë. Një bum i madh ka qenë për aksesorët e kuzhinave, që të shfrytëzohet gjithçka 100%. Një kuzhinë shumë e vogël, por të përmbajnë shumë gjëra. Një shtëpi me 20 metra katrorë, të ketë një tavolinë buke edhe për 12 persona, janë tavolina të vogla në dukje, por kur hapen, kanë hapësirë”,  thotë Kapo.

“Blerësit nuk janë më ata blerësit e parë që kërkonin një mobilie sa për ta pasur, tani kërkohet një mobilie e sigurt, me aksesorë të mirë dhe të fortë, që janë brande dhe të shtrenjta, blejnë diçka, por e blejnë të mirë”,  shprehet Karaj

“Blerësit më shumë kërkojnë gjërat e bërë me dorë, prodhimet e drurit janë ato që kërkohen shumë, vlerësohen këto produkte. Druri po merr prioritet në vitet e fundit si produkt ekologjik”, shprehet Rruci.

Sipas statistikave, në sektorin e mobilierisë në vendin tonë operojnë rreth 1.900 biznese, që kanë afro 50 mijë të punësuar.

/f.s

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse rrëzohet “Muri Blu”, mbetet Sazani…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In