Në dëshminë e tij, i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka treguar një bisedë në tavolinë, ku Indrit Taullai rrëfen se kanë vrarë Vajdin Lamajn. Ai shkruan se për këtë ngjarje ka informuar me detaje Emiljano Shullazin.
“Në bisede tavoline është thënë nga Indriti me mburrje “Se po*dhën e madhe e bëmë copë-copë) duke e përmendur me emër se ishte vrasja e Vajdin Lame. Në bisedat e bëra është thënë nga Indriti se informacionet dhe mbikëqyrjen e Vajdinit e bënte….kohët e fundit që ishte futur nga Viktor Ymeri. Në tavolinë është biseduar se….informonte Emiljano Shullazin si në kohën që është vendosur mina në ashensor, ashtu edhe për kohën që duhej shpërthyer mina nga Emiljano“, mësohet të ketë thënë Reçi.
g.kosovari