• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Indiferentizmi njëvjeçar i prokurorisë dhe policisë vrau nënën e katër fëmijëve

by Java News
05/01/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Suela Gera

Këmbënguli t’i kishte të gjithë pranë natën e ndërrimit të viteve, në banesën e tyre në Sukth të Durrësit. Ishte e vetëdijshme se do të ishte darka e fundit e Vitit të Ri që do të kalonte me ta, 4 fëmijët e bashkëshortin.

Prej 2 dhjetorit 2022 mbante mbi supe peshën e turpit, bullizimit dhe denigrimit.

Fotoja e saj në Tik-Tok shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30.000 shikime. E rëndë ishte dhe pesha e trysnisë së opinionit publik, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve

Adresën ia kishte hapur kushërira, vajza e tezes (ajo që duhet si motër) kanë treguar familjarët.
Të gjithë e dinin. E dinte familja e cila kishte kontaktuar me autoren e profilit fals për ta fshirë. Takuan dhe tek fëmijët e saj por pa rezultat.

Ngjarjen e dinte dhe policia. Familja kishte bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, aty ku trokitet për të kërkuar ndihmë. Kishin treguar profilin madje dhe autoren se kush e kishte hapur adresën false, por duket se askush nuk e mori seriozisht.

Policia, e cila nuk bëri asgjë për të mbyllur një adresë false për më shumë se një vit përpiloi dokumentet.

“Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj. Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori”  thuhet në njoftimin e sotëm sqarues të policisë së Durrësit duke ia kaluar topin e fajit Prokurorisë së qytetit. As kjo duket se nuk e ka vënë ujin në zjarr, duke e vendosur dosjen në stivën e atyre ‘të parëndësishmeve’ dhe presin se ka kohë.

Pyetja 1 milionëshe është si ka mundësi që policia dhe as prokuroria nuk reagoi për të mbyllur profilin fals. Mjafton të shkruash suportit (të rrjetit social) dhe ata reagojnë. Një veprim I tillë mund të jetë I vështirë për një qytetar të thjeshtë që jeton në qytete të vogla apo rrethina, por është afërmendsh të mendosh që këto dy instituone nuk kanë specialistë që mund të kontaktonin për të mbyllur një profil fake.

Ndoshta nuk kishin prova për të arrestuar apo vënë para ligjit autorin, por të paktën të kishin mbyllur profilin fake.

E kanë injoruar!

Policia do të kishte dashur shumë që ngjarja të kalonte në heshtje, pasi nuk përcolli asnjë njoftim mbi ngjarjen ditën kur ajo vrau veten. As nuk do të reagonte nëse media nuk do të ngrinte zërin për nënën e 4 fëmijëve që nuk jeton më

Në kuadër të mbrojtjes vijoi sot njoftimin klishe

“Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti” Shkruhet në njoftimin e sotëm të policisë së Durrësit.

Në fakt një hetim i ri duhet të ndërmerret. Për neglizhim apo shpërdorim detyrë për ata zyrtarë të cilët nuk morën asnjë hap që do I kishte shpëtuar jetën
Ndërsa profili i Tik Tokut vijonte të merrte më shumë shikime, edhe më i madh ishte dhe presioni psikologjik përballë së cilës e gjendte veten e pambrojtur 41 vjeçarja.

Djali ishte përpjekur ta ndihmonte por pesha e turpit që e brente çdo ditë ishte më e madhe.

“Jam nuse në familje … dhe për nder rroj”  

Por nuk kishte kohë për nënën e 4 fëmijëve.

E ndjerë e pambrojtur dhe e lodhur përballë këtij turpi që e mbante mbi supe pa bërë asgjë të keqe 41 vjeçarja vendosi ti jepte fund jetës mëngjesin e 2 janarit 2024./Shqiptarja.com

Next Post
Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës, duhet të parandalojmë…!

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës, duhet të parandalojmë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

February 9, 2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In