• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Independent”: Ermonela Jaho mbetet e paharrueshme në “Madama Butterfly”

by Java News
28/03/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, e rrëmbeu audiencën në “Convent Garden” me performancën e saj mbresëlënëse në operën “Il trittico” të Puccinit (vitin e kaluar v.j.), por edhe pse ajo ishte paraqitur gjithandej nëpër botë me rolin e Cio-Cio San, ajo kishte pritur deri tani që në këtë rol të paraqitet në Londër.

Dhe me sa shije e interpreton atë: skena përfundimtare në produksionin e dyshes Moshe Leiser dhe Patrice Caurier është nënvlerësuar, derisa patetizmat në të janë kufizuar në minimum, pa takime të ngathëta simbolike midis Lindjes dhe Perëndimit, gjë që mundëson që skena t’i përshtatet në mënyrë të përkryer performancës së Jahos, thuhet në shkrimin e Independent, që sot e përgatiti “Koha Ditore”.

Në aspektin vizual, ky produksion është poli i kundërt nga ajo e Minghellas në “Coliseum” dhe megjithëse setet e saj të stilit dekorues japonez “japonaiserie” e munduan shoqëruesin britanik, intimiteti i dramës bëhet imponues.

 

Nën dirigjimin e Antonio Pappanos, secila nuancë e butësisë a ashpërsisë së partiturës, është vënë në pah. Në operë ka disa performanca të mira, sidomos e vërejtshme ajo e tenorit argjentinas, Marcelo Puente, në rolin e Pinkertonit, mënyra e dalë mode e aktrimit të të cilit në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon bukurinë e qëndrueshme të të kënduarit të tij.

Roli i Jeremy White është i stuhishëm në mënyrë të përshtatshme, derisa Elizabeth Dershong është në mënyrë diskrete komanduese në rolin e Suzukit, dhe Scott Hendricks e interpreton një Sharpless shumë simpatik. Ndërsa Jaho kombinohet ndërmjet dobësive e kurajës, herë pas here, duke sugjeruar brishtësinë e një kukulle shfaqjesh, me gjuhën e trupit të saj.

Dueti i saj i mrekullueshëm me Puenten përlot deri në parajsë, dhe interpretimi i saj i gjatë solo në të cilën shpresa lufton me frikën, na mban pezull në secilën pjesë: ajo është Madam Butterfly më e mirë që ka parë Londra prej vitesh. (b.an)

Next Post
Ish-administratori i PD i arrestuar për drogë merr pjesë në takimin antikanabis të policisë në Shkodër

Ish-administratori i PD i arrestuar për drogë merr pjesë në takimin antikanabis të policisë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In