• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Indeksi i cilësisë së jetesës, kryeson Finlanda, nga vendet ballkanike Sllovenia

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultatet e studimit gjithëpërfshirës për cilësinë e jetesës në shtetet anembanë botës flasin se Finlanda është shteti me jetesë më të mirë nga 160, sa janë analizuar, ndërkohë që Shqipëria gjendet në vendin 52-të ndërsa Maqedonia në vendin e 57-të.

Social Progress Index, më konkretisht lista e shteteve që kanë shënuar përparim më të madh në përmbushjen e nevojave themelore të njeriut, mirëqenies dhe cilësisë së jetesës, rendit Finlandën në vendin e parë e pasuar nga Kanadaja, Danimarka, Australia, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Islanda, transmeton AA.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria zë vendin e 52-të, Maqedonia të 57-in, ndërkohë që kryeson Sllovenia në vendin e 20-të, e pasuar nga Kroacia në vendin e 33-të, Serbia në të 47-in, Mali i Zi në vendin e 55-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 69-të, kurse Kosova nuk është e përfshirë fare.

Në fundin e listës është Zambia, ndërsa para saj janë Vietnami, Sudani, Turkmenistani, Malta, Luksemburgu dhe Omani.

Disa nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara janë renditur jashtë dhjetë pozitave më të larta. Gjermania është në vendin e 15t-të, Franca e 17-ta, dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 19-të.

Ky studim tregon se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është matës i vetëm i pasurisë dhe mirëqenies pasi përfshihen kritere të tilla si kujdesi shëndetësor, niveli i krimit, mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Kjo është arsyeja pse disa nga vendet më të zhvilluara në këtë listë nuk kanë arritur rezultate të mira. (b.an)

.,.

Next Post

FOTOT/ “I meritoj edhe gruan edhe dashnoren, lodhem shumë”, komenti që pushtoi rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com