Turqia mbajti në ajër për gati gjysmë ore avionin e qeverisë greke mbi kufirin turko-irakian, duke mos i dhënë leje fluturimi.
Mediat greke raportojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës (14 tetor), pak orë para Samitit.
Avioni i qeverisë greke po transportonte Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili po kthehej nga Bagdadi në Athinë.
Pilotët normalisht kishin marrë lejet e kërkuara nga autoritetet turke, por në momentin kur avioni grek mbërriti në kufi ata kishin refuzuar të miratonin lejen e fluturimit të dhënë tashmë.
Pas 20 minutash, avioni rifilloi kursin e tij normal në hapësirën ajrore të Turqisë.
g.kosovari