• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Incidenti me trenin serb… ja si e kanë analizuar mediat gjermane këtë rast

by Java News
16/01/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas incidentit me trenin serb, ku lexohej parulla, “Kosova është Serbi”, tensionohen sërish marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Gjuha e përdorur nga politika analizohet edhe në mediat gjermane.

Grenze von Serbien und Kosovo (picture alliance/Abaca/M. Halilovic)

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj të së hënës (16.01) për zhvillimet në Ballkan vëren se “gjuha marciale, që u përdor në fundjavë mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale. Nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve. Por incidenti tregon, se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Grindja për një tren mes Beogradit dhe pjesës veriore të Kosovës nuk është pozë, por simptomë e një krize.”

Ndërsa gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” vëren se Serbia dëshiron të dërgojë një tren me parulla provokuese në Kosovë, por e ndal atë pak para kufirit. Vuçiç tha në Beograd, se “ai donte të pengonte trazira të dhunshme. Ai akuzoi Prishtinën, se ka dërguar forca policore në kufi, për ‘për të provokuar një konflikt më të gjerë’. Serbia do të destabilozojë Kosovën, u shpreh e ngarkuara për çështjet e dialogut, Edita Tahiri.” Por Serbia kundërpërgjigjet me ministrin serb për Kosovën, se ka ndërkohë edhe shumë lidhje me autobus mes Serbisë dhe Kosovës.”

Në analizën e saj “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “Presidenti serb, që e ndali trenin, pak para kufirit e shiti këtë gjest si gjest paqeje…sa bana l është ky prvovokim, dhe sa absurde inskenimi si faktor paqeje, ky tren nuk ishte një pozë. Ai na kujton, se paqja në Europë është rezultat i kompromiseve të dhimbshme.”

“Provokim i dëshiruar”

Gazeta gjermane “taz” e titullon artikullin e saj “Kosova është Serbi- shkruhej në çdo vagon”. Në analizën e saj, gazeta gjermane i kthehet festimeve në Beograd për rivënien në punë të trenit që do të lidhte Mitrovicën me Beogradin, një tren rus me lidhje interneti dhe kameriere me funde të shkurtër. Treni brenda ishte zbukuruar me ikona serbo-ortodokse, me motve nga manastiret ortodokse në Kosovë. I pyetur, nëse autoritetet kosovare këtë do ta marrin si provokim, kreu i zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç u shpreh se ‘pse duhet që pamjet e një trashëgimie kulturore botërore të paraqesin një provokim? …Por për Prishtinën, ‘treni-manastir’ përbënte një provokim serb. Një tren me parulla serbo-nacionaliste shkel kushtetutën e Kosovës, e nuk lejohet të udhëtojë, u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu në analizën e saj “Provokim i dëshiruar” gazeta “tageszeitung” pyet, se çfarë mendoi Beogradi, kur nisi një tren me parullën “Kosova është Serbi”. “Sigurisht ishte një provokim i menduar…njeriu i fortë i Serbisë kërkon të tregojë, se ai di të veprojë edhe ndryshe….i vetmi shpjegim për provokimin serb me trenin është që Vuçiç do ta vërë nën presion BE-në, për t’iu përgjigjur kërkesave serbe. Por kjo është një lojë me zjarrin me pakicën serbe në Kosovë dhe me pakicën shqiptare në jug të Serbisë.”/DW/a.k

Next Post
Receta Elektronike në Tiranë, nis trajnimi i mjekëve

Receta Elektronike në Tiranë, nis trajnimi i mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In