Policia Kufitare e aeroportit të Rinasit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur më 6 shtator 2025, rreth orës 02:30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve për një fluturim çarter drejt Antalias.
Sipas policisë, disa pasagjerë debatuan me punonjësit e check-in për shkak të radhave, duke kërkuar të kalonin bashkërisht dhe pa radhë për shkak të fëmijëve të vegjël. Stafi i aeroportit kërkoi ndërhyrjen e policisë, dhe konflikti u mbyll nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas.
Kryefamiljari A. M. dhe rreth 18 anëtarë të tjerë të familjes, duke përfshirë fëmijë të mitur, i kërkuan falje punonjësve dhe vazhduan udhëtimin. Policia Kufitare këshilloi familjarët për të mos përsëritur veprime të tilla dhe nuk u krye kallëzim, pasi situata u menaxhua pa incidente të mëtejshme.
Autoritetet sqarojnë gjithashtu se pretendimet se personat e përfshirë në incident janë familjarë të shtetasit Xh. Q. nuk janë të vërteta.











