• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Incidenti në Paskuqan/ Reagon Gjici: Sherri ishte brenda PD-së

by
16/06/2015 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas incidentit të ndodhur sot në Paskuqan, ku pas një konflikti një person tentoi të qëllonte me pistoletë në kokë një tjetër dhe pas akuzave të PD e cila deklaroi se një militantë i PS ka qëlluar më armë, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të ASHE-së për Kamzën, Safet Gjici.

 Në reagimin e tij Gjici spjegon se ai që ka qëlluar me armë ka qenë një anëtar i PD i cili është konfliktuar me ish-kryetarin e PD-së në Paskuqan dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë.

Kandidati i ASHE dhe shtabi i tij, distancohet dhe dënon këtë ngjarje dhe çdo akt tjetër dhune, të cilitdo krah politik. Xhelali të marrë përgjegjësitë për sherret që bën me ish miqtë e tij. Të heqë dorë nga provokimet. Fushata zgjedhore duhet të jetë e qetë dhe të shpalosen programet, pa harruar se koha kur Xhelali mbushte kutitë ka marrë fund.

“Sot në Paskuqan ka pasur një konflikt mes anëtarëve aktual të PD dhe ish kryetarit të PD për Paskuqanin. Konflikt i cili më pas ka degraduar dhe në nxjerrjen e armëve. Fakti që përplaset edhe me ish drejtues të PD të Paskuqanit tregon se Xhelalit i ka humbur qetësia. Theksojmë se asnjë anëtar, simpatizant dhe mbështetës i kandidatit të ASHE, Safet Gjici dhe PS, nuk është i përfshirë në këtë incident. Gjithçka ka ndodhur si pasojë e frikës dhe panikut që ka mbërthyer kryetarin në ikje të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziun, i cili prej disa ditësh ka filluar presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve. Pjesë e këtij presioni ka qenë edhe personi i përfshirë në incidentin e sotëm, L. L, i cili prej disa ditësh është kërcënuar personalisht dhe familjarisht nga njerëz të afërt me hajdutin Xhelal Mziu për arsye se prej kohësh kishte deklaruar që nuk mbështeste më Xhelalin dhe modelin e tij të shkatërrimit. Doktori i shkencave në vjedhje nuk mund të tolerojë më largimin e askujt prej anëtarëve të PD, pasi çdo ditë e më shumë po lihet vetëm në godinën nga e cila do ta shporrin vetë qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit në 21 qershor. 

Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit e kanë marrë tashmë vendimin e tyre për zgjedhjet e 21 qershorit. Ata nuk mund të blihen me thasë mielli, apo para të shpërndara në zyrat e Bashkisë Kamëz. Ata do ti thonë jo njëherë e përgjithmonë modelit të hajdutit dhe të të fortit në krye të Bashkisë, më 21 qershor, ku do të zgjedhin alternativën e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Xhelal Mziu sot nuk frikëson më askënd dhe jo më të kërcënojë dhe blejë me votë  qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit. Ky model ka dështuar që në 23 qershor të 2013, për t’u zhdukur njëherë e mirë të dielën. Këto janë përpëlitjet e fundit të të mbyturit që do të kapet pas fijes së barit, por nuk ka asgjë që mund ta shpëtojë.

Të dashur bashkëqytetarë, bëni durim. Edhe 5 ditë dhe Bashkia e madhe e Kamzës do të nisë rrugën e zhvillimit në drejtimin e duhur, për më shumë shërbime dhe punësim. Edhe 5 ditë dhe ju nuk do të jeni më peng i një hajduti me vendim gjykate. Më 21 qershor i japim fund banditizmit në krye të Bashkisë.”, shkruan zyra për shtyp e Gjicit.

Next Post

Kisha e Shën Thanasit nis të restaurohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In