• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidenti në fushë, kreu i Bashkisë Kavajë: Një përgjigje për Andi Lilën, që u bë hero nga ata që e votuan kundër

by A R
19/11/2020 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andi Lila “ylli futbollit” siç e cilësonte sot në mënyrë qesharake Lulzim Basha, është në qendër të vëmendjes prej dy ditësh, pasi e kanë larguar nga fusha e Kavajës ku po jepte një intervistë.

Gjithashtu, pas lënies së futbollit Andi Lila i është futur politikës dhe është në listën e deputetëvë PD-së për Kavajën, ku në zgjedhjet e fundit ishte një nga emrat që mori më shumë vota kundër.

Për ngjarjen e fundit, ka reaguar dhe kryetari i bashkisë Kavajë Redjan Krali, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan;

“…dhe ai që u votua më shumë kundra (nga ato për të cilët sot papritur u bë hero), papritmas u bë “deputet”…
.. kështu mbaron përralla dhe të gjithë u rikthyen në gjumë (ajo që dijnë të bëjnë më mirë).

Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike.

Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë.

Andi Lila gjithashtu e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim”.

Pikërisht në ndihmë të kësaj llogjike futen Institucionet përkatëse. Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve.

Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve” për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marr për të mirëqenë që në fund të ditës të dyja palët duan të mirën e “talenteve” të reja.

Kryetari i Bashkisë nuk urdhëron, delegon besimin e tij për mirëfunksionimin e çdo Institucioni Drejtues.

Kryetari Bashkisë është shërbëtor. Bashkia Kavajë është e qytetarëve!”, përfundon Krali.

(TemA)

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Premte 20 Nëntor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com