• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Incidenti me Meksin në 92′, flet ish kryeprokurori Haxhia: Nuk kishte atentat

by Java News
31/03/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Prokurori i Përgjithshëm në vitin 1992, Maks Haxhia, sot avokat në profesion, tregon se për incidentin me avionin e Aleksandër Meksit në Rinas u hetua menjëherë dhe u ngrit akuzë penale.
I pyetur nga gazeta “Panorama”, Haxhia shprehet se sapo kryeministri Meksi është kthyer nga Italia, po atë natë është ngritur një grup pune që hetoi incidentin. “Grupi i hetimit u ngrit që atë natë kur mbërriti kryeministri Meksi në Tiranë. Në mos gabohem, ka filluar procedimi penal ndaj drejtuesve të aeroportit të Rinasit për ‘shpërdorim detyre’”, tha Haxhia. Sipas tij, në këtë incident nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat apo eliminime, siç është publikuar në media.

“Nuk kishte asgjë nga këto që shkruhen sot, jo tentativa për eliminime apo atentate, por për shpërdorim detyre për mosmarrje të masave teknike dhe administrative për garantimin e sigurisë teknike të aeroportit për ulje ngritjet e sigurta në pistë. Unë u shkarkova më pas nga detyra e kryeprokurorit dhe nuk di si vijoi kjo çështje”, e mbyll rrëfimin e tij ish-Prokurori i Përgjithshëm, Maks Haxhia.

NGJARJA

Prej disa ditësh në media protagonistë të politikës së viteve të para të pluralizmit, kur PD-ja mori pushtetin, kanë risjellë në vëmendje të publikut një incident që ka ndodhur në aeroportin e Rinasit me avionin që kthehej nga Italia ish-kryeministri i parë demokrat, Aleksandër Meksi, kur për shkak të errësirës rrota e parë e avionit u thye dhe avioni shpëtoi pa marrë flakë.

Një nga dëshmitarët e ngjarjes, pjesë e delegacionit qeveritar, ish-truproja e kryeministrit Meksi, Fidel Ylli, ka treguar për gazetën “Panorama” të gjithë situatën. “Me informacionin që unë kam, nuk e lidh me asnjë skenar konspirativ. Mungesa e dritave ishte lajmëruar edhe nga TVSH-ja disa ditë përpara. Kjo është e vërteta, sepse unë isha pjesë e delegacionit, e bisedave të bëra me pilotët, e bisedës së bërë të kryeministrit me Genc Rulin.

Pak ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, Arjan Melonashi, gazetar i TVSH-së, kishte bërë një reportazh nga Rinasi ku thoshte se në aeroport janë thyer dritat, të merren masa se këtu do të ndodhë ndonjë katastrofë.

Për mua ishte gabim i pilotëve, të cilët morën përsipër të kryenin një udhëtim jashtë çdo kushti teknik të sigurisë, në një kohë që pista e aeroportit ishte e pandriçuar. Kushdo që mund të këmbëngulte, ata si profesionistë nuk duhej të kishin pranuar që të fluturonin”, është shprehur Ylli për gazetën “Panorama”.

Next Post

A është kjo pornostare sozia e Shkurte Gashit? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

Transnistria, “shteti që nuk ekziston”: Flamuj sovjetikë, trupa ruse dhe frika nga lufta

September 3, 2026
I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

September 3, 2026
Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

September 3, 2026
“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

September 3, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com