• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidenti me anijen ruse, Marina e Estonisë nis patrullimin për të mbrojtur kabllon nënujore

by A R
27/12/2024 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e armatosura të Estonisë kanë nisur një operacion detar për të mbrojtur një kabllo energjie nënujore pasi disa u dëmtuan në Detin Baltik në ditën e Krishtlindjes.

Sipas mediave të huaja, autoritetet finlandeze dyshojnë se një anije që është pjesë e të ashtuquajturës flotë hije të Rusisë, cisterna të vjetra që kërkojnë të shmangin sanksionet ndaj naftës ruse, ishte përgjegjëse për incidentin.

Hetuesit besojnë se anija e regjistruar në Ishujt Kuk, e quajtur si Eagle S, ka dëmtuar ose ka thyer katër linja interneti me spirancën e saj, shkruan A2 CNN.

Ministri i Jashtëm i Estonisë Margus Tsahkna tha sot nëse ekziston një “kërcënim për infrastrukturën kritike nënujore” në rajon, “do të ketë gjithashtu një përgjigje” pasi ai konfirmoi se marina do të patrullojë zonën për të mbrojtur një kabllo të njohur si Estlink 1.

Dy kabllo me fibra optike që lidhin Finlandën dhe Estoninë u thyen, një i tretë gjithashtu besohet i dëmtuar dhe një i katërti midis Finlandës dhe Gjermanisë ndoshta është shkëputur, sipas agjencisë finlandeze të transportit dhe komunikimit Traficom.

Në anije hipi një ekuipazh i rojes bregdetare finlandeze dje, duke e çuar anijen në ujërat e Finlandës, tha një zyrtar i rojes bregdetare në një konferencë për shtyp.

Robin Lardot, drejtor i Byrosë Kombëtare Finlandeze të Hetimit, tha se ata po hetojnë “sabotim të rëndë”.

“Sipas të kuptuarit tonë, një spirancë e anijes që është nën hetim ka shkaktuar dëmin”, shtoi ai.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Dhjetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In