• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidentet në fushatë, kreu i KQZ: Të izoluara, por politikanët duhet të tregojnë maturi

by Java News
18/06/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka shprehur shqetësim të thellë për disa incidente të bëra publike në media, siç tha, gjatë fushatës zgjedhore.

“Në tërësinë e saj, kjo fushatë ka pasur një klimë të qetë dhe besoj se këto raste do të mbeten të izoluara”, tha Zguri.

Ndërkohë, që bëri edhe një apel publik për të gjithë votuesit dhe simpatizantët e partive politike.

“Të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm që bie ndesh me liritë dhe të drejtat e individit dhe në veçanti kuadrin ligjor për zgjedhjet. Respektimi i vullnetit të lirë të çdo qytetari është standardi kryesor që duhet të plotësojmë në çdo fazë të këtij procesi zgjedhor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë standardet më të larta zgjedhore, pasi janë elementi kryesor për proceset integruese në familjen europiane”, deklaroi Klement Zguri.

Më tej, kreu i KQZ-së përmendi edhe detyrat thelbësore për subjektet zgjedhore dhe agjencitë ligjzbatuese.

“Zbatimi i të gjithë kuadrit ligjor që buron nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera që lidhen me procesin dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it mbeten detyrë thelbësore e çdo subjekti zgjedhor dhe agjencive ligjzbatuese, të cilat jo vetëm s’duhet të përfshihen politikisht në fushatë, por duhet të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti, që do të nxirrte në pah të vërtetën dhe do të shmangte keqpërdorimin e saj”, tha ai.

Klement Zguri u shpreh besimplotë se udhëheqësit politikë do të ndërhyjnë në mënyrë energjike për të shmangur çdo klimë tensioni, e për të rritur besimin e çdo simpatizanti dhe shqiptari te procesi zgjedhor, pasi është koha që të dëshmohet maturi e seriozitet./a.ç

 

Next Post
Rihanna e shëndoshë, por lavdërohet për veshje

Rihanna e shëndoshë, por lavdërohet për veshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com