• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidentet më të mëdha në Euro, brenda e jashtë fushës

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalet europiane po afrojnë, këtë herë me një festë më të madhe se kurrë, falë numrit të rritur të skuadrave, në 24, midis tyre edhe Shqipëria.

Por finalet evropiane nuk kanë qenë përherë festë dhe brenda tyre ka pasur shpeshherë incidente, disa herë edhe të rënda, madje duke i kaluar kufijtë e futbollit. Ja disa prej tyre:

Boli godet me kokë

boli

Stuart Pearce po diskutonte paqësisht me Jocelyn Angloma gjatë ndeshjes së Anglisë me Francën në Euro ’92, kur Basile Boli vjen nga hiçi dhe e godet me kokë mbrojtësin e Nottingham Forest. Pierce u mbulua me gjak, por nuk e mbylli incidentin. “Boli më dërgoi një faks në hotel ku më shkruante “faleminderit për sportivitetin”, pasi e dinte se sikur ta kisha bërë të madhe ai do të zhytej në m*t”, tha anglezi. “Unë eci me filozofinë që ato që ndodhin në fushë mbeten atje”.

Spanja kundër arbitrave

spanja wembley

Vendi pritës gjithmonë përfiton pak nga arbitrat, por Anglia u ndihmua me të dyja duart në ndeshjen kundër Spanjës në Euro ’96. Julio Salinas shënoi një gol krejtësisht të rregullt që u anulua padrejtësisht, ndërsa Jose Luis Caminero u pengua në zonë në momentin kur bëhej gati të gjuante, pa asnjë ndëshkim. Spanja u eliminua me penallti. “Nuk luajtëm vetëm kundër 11 lojtarëve e 70 mijë tifozëve, por edhe kundër tre arbitrave. Ishte e pamundur të fitoje”, tha Salinas.

Franco kundër Bashkimit Sovjetik

Francisco Franco

Spanja doli në çerekfinale të Euro 1960, duke shkatërruar 7-2 Poloninë. Aty shorti e vuri përballë Bashkimit Sovjetik, por Gjenerali Franco refuzoi të lejonte sovjetikët në vendin e tij, duke u dhuruar kualifikimin në tavolinë. BS e fitoi më pas kompeticionin, ndërsa Spanja, me lojtarë të klasit të lartë si Ladislao Kubala, Alfredo Di Stefano, Luis Suarez e Francisco Gento me siguri që ka mbetur duke vrarë mendjen se çfarë mund të kishte ndodhur.

Lotët e portierit

ray clemense

“Papritur, filluan të më dilnin lotë nga sytë”, shpjegoi portieri i Anglisë, Ray Clemence. “Nuk mund të shihja, por e kuptova që kishte një problem pas portës”. Vërtet, ashtu ishte. Dhuna shpërtheu gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Belgjikën, për Euro 1980, në Torino. Policia italiane hodhi gaz lotsjellës kundër tifozëve anglezë, të cilët nisën sherrin, si shpeshherë gjatë atyre viteve. Ndeshja u ndërpre për pesë minuta dhe përfundoi në barazim 1-1. Trajneri

Ron Greenwood shfryu: “Ne bëjmë gjithça siç duhet për të lënë mbresa të mira, pastaj këta bastardë prishin gjithçka”.

Tension racial te Holanda

holanda

Holanda ishte një nga favoritet në Euro ’96, por fushata e tyre u turbullua nga hamendësimet për ndarje racore brenda skuadrës. Hamendjet lindën pas një fotografie ku shfaqeshin lojtarët me ngjyrë të skuadrës që hanin në një tryezë veç të tjerëve. Por, Youri Mulder sqaroi më vonë se pakënaqësitë brenda skuadrës kishin të bënin me ndarjen e shpërblimeve dhe jo me ndarjen racore.

Humori tualeti nga Koeman

koeman

Holanda fitoi 2-1 kundër Gjermanisë Perëndimore në Hamburg, në gjysmëfinalen e Euro ’88. Holandezët festuan hakmarrjen për humbjen në finalen ’74, por Ronald Koeman e teproi. Pasi shkëmbeu fanellën me Olaf Thon, holandezi imitoi fshirjen e të pasmes me fanellën e Gjermanisë. Veprimi shkaktoi zemërim, madje edhe vetë i ati i lojtarit nuk e pëlqeu gjestin e të birit. Megjithatë, lojtari i PSV nuk bëri hap prapa. “A duhet të kërkojë ndjesë? Jo”, tha Koeman. Megjithatë, nuk u mor asnjë masë kundër tij dhe luajti në finalen e fituar 2-0 kundër Bashkimit Sovjetik.

Fiksimi nordik?

danimarka suedia

Italia e dinte që fitorja me Bullgarinë i siguronte kualifikimin në Euro 2004. Por, me kusht që Danimarka e Suedia të arrinin një rezultat të ndryshëm nga barazimi 2-2. Italia fitoi 2-1 me Bullgarinë, falë golit të Antonio Cassanos në minutën e fundit. Por vrapimi i tij i lumtur drejt stolit u ndesh me fytyrat e trishtuara. Çfarë kishte ndodhur? 2-2 në ndeshjen tjetër, me Suedinë që barazoi pak para mbarimit dhe u kualifikua bashkë me Danimarkën. “Dikujt duhet t’i vijë turp dhe nuk jemi ne ata”, tha Buffon.

Dora që ndihmoi Francën

portugal-france-euro-2000

Ndeshja midis Portugalisë e Francës po shkonte drejt penalltive, kur gjuajtja e Sylvain Wiltord goditi dorën e Abel Xavier. Gjyqtari austriak Benko fillimisht njoftoi për goditje nga këndi, por pas sinjalizimit të asistentit dha penallti. Zidane shënoi golin që çoi Francën në finale.

Goal/d.i.

Next Post

Ish kryetari i Gjykatës Enver Hasani do të dalë para gjykatës pa “imunitet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

May 22, 2026
Igli Tare mund të qëndrojë te Milani

Igli Tare mund të qëndrojë te Milani

May 22, 2026
Trump: Ekzekutuam numrin dy të ISIS, fshihej në Nigeri

Si u luhatën tregjet nga deklaratat e Donald Trump

May 22, 2026
Konflikti për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet!

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet!

May 22, 2026
Rubio: “Kuba përbën kërcënim për SHBA”. Havana: Gënjeshtra! Po nxisni agresion ushtarak!

Rubio: “Kuba përbën kërcënim për SHBA”. Havana: Gënjeshtra! Po nxisni agresion ushtarak!

May 22, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

May 22, 2026
Gjykata turke shkarkon kreun e partisë kryesore opozitare

Gjykata turke shkarkon kreun e partisë kryesore opozitare

May 22, 2026
Konkurron për anëtare e KLGJ/ Pezullohet nga detyra Dekania e Fakultetit të Drejtësisë! Kush merr drejtimin?

Konkurron për anëtare e KLGJ/ Pezullohet nga detyra Dekania e Fakultetit të Drejtësisë! Kush merr drejtimin?

May 22, 2026
“Do të lërë gjurmë si pakkush”, Zogaj optimist për ambasadorin e ri të nominuar të SHBA-ve në Shqipëri

“Do të lërë gjurmë si pakkush”, Zogaj optimist për ambasadorin e ri të nominuar të SHBA-ve në Shqipëri

May 22, 2026
VIDEO/ Endri Shabani: Sfidat në mbrotje të dinjitetit njerëzor, burgjet, pronat dhe padrejtësi të tjera

VIDEO/ Endri Shabani: Sfidat në mbrotje të dinjitetit njerëzor, burgjet, pronat dhe padrejtësi të tjera

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In