• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Incidente me Vlahutin, gjyqtarët e pedagogët i përmendin romancat?

by Java News
27/12/2015 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ato raportohen vakët në media si “tryeza për reformën në drejtësi”.

Por jo të gjitha dëgjesat për reformën kanë qenë kaq të qeta sa ç’duket në pamjet televizive.

Të paktën dy prej tyre janë shoqëruar me tension dhe ilaritet.

Kështu, në Fakultetin Juridik, pedagogët dhe studentët e pranishëm në sallë kanë patur momente replikash me dy zyrtarët ndërkombëtarë në panel.

Këta të fundit nuk kanë pranuar t’u përgjigjen pyetjeve të pedagogëve pasi janë dëgjuar prej këtyre të fundit për rreth 1 orë, madje nuk kanë pranuar as t’i mbanin pyetjet shënim.

Një prej pedagogëve ka shkruar në rrjetet sociale se përpara dëgjesës, zyrtarët ndërkombëtarë kanë bërë komente të pavenda për një drekë ku kishin “pirë verë të mirë”.

Ai është shprehur madje se dy prezantuesit e huaj të reformës ishin “arrogantë dhe të ardhur në qejf nga pija”.

Edhe gjatë një dëgjese të drejtuar nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Vllahutin një gjykatës i pranishëm i ka përmendur asaj të kaluarën dhe “mungesën e moralit për të akuzuar”, ndërsa ambasadorja ishte duke u përmendur të pranishmëve korrupsionin në vendime.

Konkretisht diplomates Vlahutin, e cila është kroate i janë përmendur disa shkrime të sikletshme në mediat e vendit të saj gjatë kohës kur Vlahutin punonte në stafin e presidentit Ivo Josipoviç në pozicionin e këshilltares për punët me jashtë.

Mediat kroate kanë aluduar hapur se karriera e ish-gazetares Vllahutin u ndikua nga një lidhje “përtej miqësisë” me ish-presidentin, 55 vjecar, i martuar dhe baba i një fëmije (foto).

Znj.Vllahutin e ka kaluar replikën duke thënë se tema e dëgjesës nuk kishte të bënte me punët e saj private.

Me sa duket pas fazës së parë kur u gjet një gjuhë e përbashkët, reforma në drejtësi ka nisur të prodhojë tashmë tension, sidomos pas toneve të pazakonta të përdorura nga ambasadori amerikan dhe kundërshtive të draftit nga Komisioni i Venecias. / Dita /

Next Post

PD: Veliaj, 9 vendime hajdutërie në një ditë të vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In