Incident në Shkodër, myftiu nuk pranon të presë për festë deputetët socialistë
E kur duhej të ishte ditë feste dhe paqeje dhe feja sot duhet të jepte mesazhe të tilla, Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari, ka shkaktuar një incident.
Sipas News 24, myftiu nuk ka pranuar që të presë deputetët socialistë, të cilët kishin shkuar për të uruar Kurban Bajramin.
News 24 raporton se sapo deputetët socialistë Namik Kopliku dhe Luan Heta kanë hyrë në xhami, ai është ngritur dhe është larguar.
Për këtë arsye, deputetët socialistë janë pritur nga zëvendësi i Sytarit. Për momentin nuk dihen arsyet e këtij veprimi nga ana e Myftiut të Shkodrës.








