• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Incident në Rinas, udhëtari kanos policin: Nuk jemi në komunizëm, më lini të kaloj o shk**dhata

by A R
24/12/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që udhëton jashtë Shqipërisë me destinacion vendet e Europës i di mirë rregullat dhe dokumentet që duhet të ketë. Veçanërisht kush udhëton në kohë pandemie, rregullat për të bëhen akoma dhe më strikte, ku më e rëndësishmja është vërtetimi se nuk je i infektuar nga covid-19. Këtë e dinte mirë dhe Sh. V, një shqiptar që ka fituar shtetësinë holandeze duke qenë se prej shumë vitesh jeton në këtë shtet. Por nuk ka mjaftuar pasaporta europiane për të, ai është grindur me policët e Rinasit dhe mollë sherri ka qenë bashkëshortja e tij nga Fieri me të cilën do të udhëtonte jashtë Shqipërisë. Sipas denoncimit të policëve që gjendeshin në shërbim SH. V do të udhëtonte në itinerarin Rinas-Bruksel-Belgjikë me linjën ajrore Jet Air. “Por bashkëshortja e shqiptaro-holandezit nuk i plotësonte kushtet për të udhëtuar veçanërisht kushtet për shkak të pandemisë. Nuk faktonte që posedonte një certifikatë që ishte gruaja e Vokrit”, kallëzon polici pranë komisariatit të Rinasit. Burimet e gazetës Si hedhin dritë mbi detaje të tjera të këtij sherri në kufirin shqiptar në aeroportin e Rinasit.

“Detyra ime ishte të kryeja check in e pasagjerëve, t’u kontrolloja dokumentacionin e udhëtimit dhe dokumentet shtesë për shkak të pandemisë. Në rastin konkret gruaja mund të udhëtojë me bashkëshortin, i cili është i pajisur me pasaportë shengen, por duke paraqitur një certifikatë martesore që vërteton se ata janë burrë e grua me njëri-tjetrin. Unë kërkova certifikatën familjare, gruaja komunikoi me dikë që t’i sillnin certifikatën. Ndërkohë aty u afrua i shoqi dhe filloi duke bërtitur pse nuk bëni check in pa certifikatë dhe në atë moment filloi të më shante dhe të më ofendonte”, thotë efektivja kufitare me inicialet G. H.

Bashkëshorti i inatosur sipas këqyrjes së kamerave dhe dëshmive të mbledhura pas incidentit ka kanosur “nuk e keni të gjatë o k…., nuk keni ctmë bëni, jeni mbledhur një tufë k,,, mbajeni mend çdo ju bëj o sh…….”.

Në nerva e sipër bashkëshorti i inatosur rezulton të ketë gjuajtur me grushte xhamin pas të cilit qëndrojnë policët dhe më pas e ka thyer atë.

“Lajmërova supervizoren, i thashë pasagjerit të qetësohej pasi në këtë gjendje nuk mund të udhëtonte. Por ai vazhdonte sërish, duke më sharë dhe ofenduar dhe tërhoqi vëmendjen në mes të terminalit. Dua të them se gruaja që deklaroi se ishte bashkëshortja e tij nuk reagoi në asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë”, kujton policja në shërbim.

Policia bën me dije se ka marrë në pyetje edhe supervizoren që tregon se çfarë dëgjoi ajo gjatë konfliktit.

“Ai pasagjeri mu drejtua mua me fjalët – që të gjithë jeni b….. dhe nuk keni ctë bëni po fare. Nuk jemi në komunizëm që mos tna lejoni të udhëtojmë”, e përshkruan pasagjerin e inatosur punonjësja me inicialet O. A.

“Me këtë pasagjer ishte e pamundur të komunikoje, mësova se ai kishte pasaportë holandeze dhe donte të merrte gruan e tij në Holandë, e cila ishte vetëm me pasaportë shqiptare por nuk kishin certifikatë familjare gjë që duhet tani në kohë pandemie për ta identifikuar që ajo ishte gruaja e tij”.

Në mes të britmave dhe sharjeve, efektivët e rendit janë afruar pranë shqiptaro-holandezit dhe i kanë kërkuar të shkonin së bashku në komisariat.

“Gruaja i lutej që të qetësohej, dhe e vënë në siklet na kërkonte herë pas here falje, por ai u nxeh më tepër. Kur komunikova me eprorin në telefon ai më tha- tu refuzohet udhëtimi për shkak të sjelljes së padisiplinuar”, rrëfen agjentja pranë kolegëve të saj.

Në përfundim policia ka mbajtur shënim denoncimin për kanosje të efektivëve të policisë, ndërkohë që çifti e humbi udhëtimin dhe do ti duhet sërish të presë një biletë tjetër.

Next Post
Vajza e Maradonës nuk e mban veten: Të gjithë bijtë e k**vave prisnin konfirmimin e konsumimit të drogës

Vajza e Maradonës nuk e mban veten: Të gjithë bijtë e k**vave prisnin konfirmimin e konsumimit të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com