• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët/ Tabaku: Pritshmëritë nga SPAK janë të larta, zhvillim i mirë hetimet për Tiranën

by Java News
09/12/2023 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News24, komentoi lëshimin e 15 urdhëarresteve nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Demokratja u shpreh se është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë, ndërsa shtoi se Pritshmëritë nga SPAK janë të larta.

Pjesë nga intervista:

Ju keni reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës ku thatë se  ‘Ka një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur! ‘Çfarë po korrim sot?

Tabaku:Urdhrat më të lartë ishte për ministrin Koka, Bllako. E reja ishte Bashkia e Tiranës. Janë akuzat e dyta për Bashkinë e Tiranës. Për mua është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë. Unë kam përshëndetur dhe përshëndes çdo avancim hetimi. Duke ditur dosjen, kjo nuk mund të bëhej pa miratimin e kryebashkiakut. Dardhat pas shpinës së Veliajt pa firmën e tij, nuk e hante askush.

Kush po e korr? Kemi të bëjmë me një grup të struktura kriminal?

Tabaku: E kam përdorur këtë shprehje edhe për ngritjen e komisioneve hetimore për inceneratorët. Besoj që është e nevojshme që në këtë moment të shikojmë se ku kemi arritur. Ky është zhvillim pozitiv politik.

A mendoni se SPAK po i përgjigjet testit?

Tabaku: Mbetet për t’u parë. Duhet të presim përfundimin e hetimeve. Pritshmëritë janë të larta.  Kam keqardhjen për këtë proces. Për mua mos votimi i raportit të komisionit hetimor ka qenë keqardhje në këtë proces. Në pjesën më të madhe të kohës kam qenë edhe e vetme, pasi atëherë filloi përçarja në PD. Kur e kthej kokën pas, besoj se kemi bërë një të mirë publike.

Amendimi i ligjit për komisionet hetimore. Jeni njohur me këtë draft?

Tabaku: Jam njohur mediatikisht për këtë draft.

Do shërbejë kjo si urë komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës?

Tabaku: Nëse ky ligj do kishte hyrë në fuqi, ne nuk do kishim pasur këto rezultate. Opozita fatkeqësisht është në minorancë. Propozimi i PS i kthen komisionet hetimore në instrument të tyre dhe kufizon hapësirën e opozitën. Propozimi i PS shkon në drejtim të kundërt. PS më bllokoi shkresat. Praktikisht duhet të kemi një komision hetimor.

Refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është bërë shkak i përplasjes në Kuvend. Mazhoranca i ka quajtur jo të formuluara objektet, pse nuk e bën opozita?

Tabaku: Nuk kanë kërkuar mirë formulim. Kush janë ata të gjykojmë për kushtetutshmërinë? Në disa raste i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por nga një anë nuk ka shumë kohë fizike.

/f.s

Next Post
Paralajmërimi i ambasadorit britanik: Do të shpallim ‘non grata’ të tjerë

Paralajmërimi i ambasadorit britanik: Do të shpallim 'non grata' të tjerë

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Tabaku ka te drejte te denoncoj korrupsionin qeveritar,sepse eshte detyre kryesire e opozites,por a mund te oergjigjet se sa ishte tarifa e depozitimit te mbetheve qe planifikoi bashkia e Tiranes kur zonja denoncuese ishte nenkryetare e saj? Ajo eshte dhe finabcuere ne profesion ! Ishte mbi 38euro per ton?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

June 6, 2026
Programi britanik zgjedh Drimadhen për xhirime, Rama: Dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit

Programi britanik zgjedh Drimadhen për xhirime, Rama: Dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit

June 6, 2026
“S’kanë zgjidhje tjetër veç marrëveshjes,” Trump: Irani ka vetëm 21-22% të raketave! Sulmet amerikane i kanë shkatërruar kapacitetet

“S’kanë zgjidhje tjetër veç marrëveshjes,” Trump: Irani ka vetëm 21-22% të raketave! Sulmet amerikane i kanë shkatërruar kapacitetet

June 6, 2026
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin në Palermo festimet për martesën, muzikë deri në orët e para të mëngjesit

Dua Lipa dhe Callum Turner nisin në Palermo festimet për martesën, muzikë deri në orët e para të mëngjesit

June 6, 2026
Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

June 6, 2026
Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

June 6, 2026
Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

June 6, 2026
Çfarë partie po del nga protestat në Bulevard?!

Çfarë partie po del nga protestat në Bulevard?!

June 6, 2026
Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

June 6, 2026
Tritol banesës dykatëshe në Rrilë të Lezhës, pronarët ishin brenda në momentin e shpërthimit

Tritol banesës dykatëshe në Rrilë të Lezhës, pronarët ishin brenda në momentin e shpërthimit

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In