• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët/ Kryemadhi: SPAK u zgjua nga gjumi tepër vonë! Mos u joshni, s’mund të bëni kurban Shqipërinë për hallin e Edi Ramës

by Java News
12/07/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit te SPAK për të pezulluar aktivitetin e kompanive fiktive të përdorura për skandalin e Inceneratorëve.

Kryemadhi shprehet se SPAK u zgjua tepër vonë nga gjumi letargjik, pasi publikimit të kompanive fiktive në skemën e aferës së inceneratorëve ndërsa tregon përgjigjen që ka marrë nga ky institucion rreth një muaj më parë.

“SPAK u zgjua nga gjumi letargjik, vetëm sot, tepër vonë, kur rolin dhe emrat e kompanive fiktive në skemën e aferës së inceneratorëve, ia kisha analizuar me fakte në kallëzimin e dorëzuar që para 1 viti.

“Procedimet penale të mësipërme ndodhen në fazën e hetimeve paraprake dhe veprimet hetimore lidhur me këto procedime penale ende nuk kanë përfunduar. Veprimtaria hetimore për këto tre procedime penale është duke u zhvilluar në përputhje me afatet procedurale të hetimit që janë parashikuar në Kodin e Procedurës Penale.” – Kjo është përgjigja e fundit e prokurorisë speciale, në datë 8 qershor 2022, ndaj kërkesës time të përsëritur për informacion”, shkruan Kryemadhi.

Ai thotë se shqiptarët presin drejtësi të vërtetë për çdo zyrtar të korruptuar që është pjesë e skemës së inceneratorëve. Ajo i kërkon prokurorëve të mos bëjnë kurban Shqipërinë për hallin e kryeministrit Edi Rama.

“Çdo ditë që ikën, 80.000 dollarë nga taksat e qytetarëve paguhen për inceneratorin korruptiv të Tiranës. Shqipëria nuk mund të mjaftohet me disa ish zyrtarë që janë sot prapa hekurave, jo si të dënuar, por në zbatim të masave të sigurisë. Shqiptarët presin drejtësi të vërtetë për çdo zyrtar të korruptuar, pjesë të skemës së inceneratorëve.

Ndaj, nuk do rresht së drejtuari thirrjen dashamirëse: Mos merrni mbi shpatulla hallin e Erion Veliaj, Engjëll Agaçit dhe Armando Subashit. As mos u intimidoni, as mos u joshni prej ofertave që mund t’iu kenë ardhur prej tyre. Sepse, për hallin e avokatit të inceneratorëve Erion Veliaj, ekzekutorit Engjëll Agaçi dhe pronarit të skemës korruptive Edi Rama, në vitin 2022 nuk mund të bëni kurban veten, drejtësinë, Shqipërinë”, përfundon deklaratën e saj kryetarja e LSI./m.j

Next Post
VIDEO/ Pasuria prej 1 milion euro gjendet i fshehur në kazanë të groposur në bahçet e bosëve të Ndranghetës

VIDEO/ Pasuria prej 1 milion euro gjendet i fshehur në kazanë të groposur në bahçet e bosëve të Ndranghetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In