• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët, Braçe: Di përtej emrave të përfshirë, zgjidhjen ta japë drejtësia

by A R
11/02/2023 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përtej emrave të përmendur deri më tani nga denoncuesit e aferës së inceneratorëve deputeti socialist Erion Braçe thotë se ka edhe të tjerë të përfshirë në këtë aferë, madje edhe nga radhët e denoncuesve. Në intervistën me Merita Haklajn ai zgjodhi të mos përmendte emra por i bëri apel drejtësisë për hetim gjithëpërfshirës. Sipas tij një pjesë e politikanëve po deformojnë dhe pengojnë drejtësinë në këtë çështje.

“Kthimi i politikanëve nga objekt i organeve të drejtësisë në deformues e pengues të drejtësisë është gjëja që nuk i duhet këtij vendi. Kjo parada e politikanëve jo si klientë të drejtësisë por si deformues të drejtësisë më acaron. Nuk i ndaloj politikanët të denoncojnë por kërkoj që prokurorët që njohin çështjen të jenë proaktiv. Për një pjesë jam i bindur që nuk thonë të vërtetën, jo vetëm përjashtojnë veten e tyre nga aktet korruptive dhe në krahun tjetër me mënyrën si sillen po pengojnë drejtësinë. Nëse do të ketë hetim gjithëpërfshirës ka edhe emra të denoncuesve që janë të përfshirë atje kokë e këmbë brenda. Por nëse do ketë hetim dhe të penduar që thonë të vërtetën. Unë di përtej këtyre emrave. Kaq”.

Për Braçen zgjidhjen duhet ta japë drejtësia, e cila sipas tij duhet të na dëshmojë me prova e fakte se ku cedoi sistemi dhe jo të shërbejë vetëm për të mbajtur njerëz në burg.

“Për çfarë vlen drejtësia për të mbajtur në burg disa njerëz? Jo mendoj që kjo është pak duhet të na dëshmojë me prova e fakte se ku cedoi sistemi, se nuk mund të kalojë kaq lehtë, shkon një ministër në burg dhe mbetet aty dhe mbaron me aq dhe duket sikur suksesi i kësaj drejtësie mbaron me ca njerëz në burg nëse do ishte kaq do kishte të fundëm korrupsioni. Të analizohet sistemi. Dhe këtë duhet ta bëjë drejtësia. Ku ka ceduar sistemi që nga prokurimi, ideja dhe pagesa, në mënyrë që një akt korruptiv të mos përsëritet”.

Ai u shpreh i tmerruar për mos funksionimin e dy inceneratorëve, atij të Elbasanit dhe Fierit dhe thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Për këtë qëllim thekson ai u bë reforma në drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë.

“Në atë emergjencë aq të madhe mjedisore inceneratorët ishin njëlloj zgjidhjeje. Për shijet e mia nuk është. Ideologjikisht unë i përkas asaj pjese të politikës që ndarja në burim e mbetjeve dhe riciklimi është më i mirë. Italia e ka pasur problem të mafies, sot është vendi i parë në Europë që riciklon, nuk djeg. Nga kjo pikëpamje është e domosdoshme por jam i tmerruar sesi Elbasani e Fieri, teknologjia e të cilit është e fundit fare nuk funksionon. Jam në një zonë që ka prioritet mjedisin dhe duhet të kthejmë natyrën dhe mjedisin në ekonomi për të mirën e njerëzve atje. Dhe unë jam në emergjencë mjedisore sa i takon mbetjeve. E kam inceneratorin, e shoh me sy nga kulla e Divjakës dhe nuk çoj dot mbetjet atje. Për aq kohë sa ato objekte janë marrë në administratorë nga administratorë të caktuar nga organet e drejtësisë dhe jemi të sigurt që paraja nuk derivon tek ata që mbahen përgjegjës te drejtësia. Ky presion i madh politik te kjo çështje po bën dëm në territor. Kush është përgjegjës në çdo lloj niveli politik, ekzekutiv, administrativ, përgjegjësi politike penale duhet të bëhet përgjegjës, prandaj bëmë reformën në drejtësi, prandaj bëmë veting, kemi organet e drejtësisë që merren me krimin dhe korrupsionin e organizuar, prandaj i paguajmë dhe më shumë se cilido tjetër në këtë vend”.

Problemin e korrupsionit në nivel qeverisës, Braçe e sheh si kulturë, për të përfituar para përtej rrogës.

“Hajdut me zor nuk të bën kush, me zor kush qoftë president kryeministër ministër hajdut me zor nuk të bën kush dëshiron vetë të përfshihesh dhe kjo është çështje kulture dhe synimi. Për çfarë bëhen ministra, zv.ministra e drejtorë. Korrupsioni në segmente të caktuara të qeverisje në të gjitha kohë është kthyer në kulturë unë shkoj atje për të bërë para përtej rrogës. Nëse thua nuk e pranoj këtë detyrë se bie nga rroga, tjetri të qesh në fytyrë dhe të merr për budalla”.

/a.r

Next Post
Luizi i shtrirë si ‘pasha’ mes femrash, vjen Kiara dhe e gjen: Sa të kthehem unë të jesh çuar, more vesh?

Luizi i shtrirë si ‘pasha’ mes femrash, vjen Kiara dhe e gjen: Sa të kthehem unë të jesh çuar, more vesh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In