Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e tij.
Në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist, i cili heq dorë nga maniti i tij, për t’u përballur kështu me drejtësinë pa imuniteti.
Bllako nuk është paraqitur fizikisht në ambientet e Kuvendit dhe letrën e ka dorëzuar me postë. Në këtë mënyrë mbledhja e Këshillit të Mandateve, që do të vendoste për mandatin e deputetit sot në orën 18:00 është anuluar./m.j