• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Inaugurohet shkolla në Farkë, Veliaj: Periferia në vëmendje pas 20 viteve haresë

by
05/10/2015 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e Farkës do të kenë mundësi që këtë vit të ri shkollor ta zhvillojnë në kushte bashkëkohore. Bashkia e Tiranës sëbashku me ndihmën e ambasadave dhe bizneseve  ka bërë të mundur rikonstruksionin e shkollës së Mesme të Bashkuar në njësinë administrative Farkë, e cila është inauguruar sot në praninë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës fillimisht ka falenderuar ata që me kontributin e tyre bënë të mundur që brenda dy muajve t’i japin nxënësve dhe të rinjve të Farkës një shkollë të denjë dhe mundësinë për t’u ndjerë në kushte dhe standarde njësoj si dhe bashkëmoshatarët e tjerë të Tiranës. Më tej, ai ka kërkuar nga nxënësit që të mësojnë më shumë si një formë shpërblimi për vëmendjen e kushtuar për rikonstruksionin e kësaj shkolle. “Ne vërtet sot bëjmë një shkollë, por presim diçka në shkëmbim.

Ajo që unë pres si kryetar i Bashkisë dhe ajo që pret Ilir Meta si kryetar i Kuvendit dhe të gjithë ata që investuan, është që ju të jeni më të mirët dhe të jeni krenaria e Bashkisë së Tiranës, me rezultate nga ato që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë”, u shprehVeliaj. Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se ky investim tregon edhe një herë të mirat e reformës territoriale që solli bashkimin e njësive rurale me ato urbane. Veliaj tha se reforma ka eliminuar dallimet që ekzistonin më parë mes fshatit dhe qytetit dhe ka bërë të mundur që nëpërmjet investimeve si kjo e sotmja banorët e periferisë të mos ndihen të lënë pas dore.

“Disa që e kundërshtuan thanë ne nuk duam të bëjmë një bashki më të madhe, sepse zona si Farka, zonat e tjera rurale nuk do marrin shërbime. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe kjo zonë ka pasur vëmendjen më të madhe sa nuk e ka pasur kurrë në 20 vitet që kanë kaluar! Më vjen mirë që një ligj që nis nga Parlamenti dhe që me kryetarin e Kuvendit dhe gjithë deputetët bëhet realitet përkthehet në më shumë investime dhe në një organizim më efiçient që ne kemi sot në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi Veliaj. Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha gjatë fjalës së tij se të rinjtë e Farkës meritojnë kushte më të mira, për të mësuar, për t’u edukuar, për t’u informuar dhe njëkohësisht për të pasur besim se ëndrrat e tyre do t’i realizojnë në vendin e tyre.

Next Post

Alergjia, çfarë e bën të pamundur një dashuri shtëpiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

Shpallet i pafajshëm ish-Shefi i Rrugores në Tiranë, vendimi për vartësit e tij

April 28, 2026
CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

April 28, 2026
“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!

April 28, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

April 28, 2026
VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

VIDEO / Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

April 28, 2026
Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

Fed, të mërkurën votimi për Warsh: Tre fitues dhe Trump… i mundur nga vetë bashkëpartiakët e tij

April 28, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Hapni provat. Hapni kafazin. Hapni kamerat”, avokati i Veliajt: Procesi po shmang përballjen me të vërtetën

April 28, 2026
Nëse Trump do vritej, ja personat që do ta zëvendësonin në krye të vendit

Nëse Trump do vritej, ja personat që do ta zëvendësonin në krye të vendit

April 28, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

April 28, 2026
VIDEO / Rama në terren, hapet segmenti i zgjeruar Tiranë-Durrës deri te Mbikalimi i Rinasit

VIDEO / Rama në terren, hapet segmenti i zgjeruar Tiranë-Durrës deri te Mbikalimi i Rinasit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In