• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inaugurohet loti i parë i aksit kombëtar Korçë-Ersekë

by Java News
16/09/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, drejtorin e ARRSH-së Afrim Qendro dhe deputeten Elisa Spiropali inspektuan përfundimin e punimeve për ndërtimin e lotit të parë të aksit kombëtar Korçë-Ersekë.

Aksi i ndërtuar ka një gjatësi 17.6 kilometër dhe është një rrugë e kategoricë “C1”. Me kërkesën e Bashkisë Korçë projekti ka pësuar ndryshime gjatë zbatimit të tij ndërsa në zonën urbane rreth 2 kilometër është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor, trotuaret.

“Ka nisur në vitin 2013, ka pasur disa ndryshime gjatë zhvillimit të kontratës. Kemi patur një kërkesë nga Bashkia Korçë për të ndërhyrë në segmentin e parë prej afërsisht 2 kilometra, për ta plotësuar me elementët e zonës urbane. Janë të plotësuara gjelbërimi, ndriçimi, trotuaret dhe korsia e biçikletës bashkë me gjithë elementët e tjerë dhe ura në hyrje të qytetit të Korçës. Kemi bërë lidhjen fundore të këtij segmenti me rrugën e vjetër që të çon në Ersekë dhe zgjidhjen përfundimtare në pjesën e vështirë të Qarrit duke e kthyer këtë rrugë në tre korsi, dy në ngjitje dhe një në zbritje për shkak të kushteve atmosferike të këqia që ka kjo zonë”, sqaroi drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro.

I gjithë projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën është i ndarë në 3 lote ndërsa ministri Gjiknuri tha se qeveria është e vendosur për të financuar edhe lotet e tjera deri në përfundimin e plotë të aksit deri në Ersekë.

“Ky është loti i parë. Qeveria shqiptare në planin e saj ka edhe vazhdimin e dy loteve të tjera për përfundimin e rrugës deri në Ersekë. Me optimizimin e buxhetit dhe me përfundimin e të gjitha prokurimeve për këtë vit, besoj vitin tjetër do të jetë e mundur edhe fillimi i lotit tjetër drejt Ersekës që do ta kompletojë edhe këtë pjesë kaq të rëndësishme të Shqipërisë. Programet e qeverisë shqiptare për infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë dhe ne atë që kemi thënë do ta bëjmë realitet, që në krye të katër viteve do të përfundojmë të gjitha kantieret e hapura dhe do të mbyllim çdo vepër që po hapim tani, që Shqipëria të ketë një rrjet rrugor kombëtar me gjithë parametrat që duhen”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi vuri theksin tek fakti se loti i parë i Korçë-Ersekë krijon lidhjen e qytetit me 4 fshatra të cilat janë pjesë e projektit “100 Fshatrat”.

“Në këtë rrugë lidhim katër nga 100 fshatrat e Shqipërisë. Lidhim Drenovën e Boboshticën, pastaj Dardhën pak më lart. Kemi folur me ministrin për të bërë një investim mundësisht në vitin që vjen të rrugës turistike të Dardhës. Kemi edhe Rehovën e cila me përfundimin e lotit të parë dhe me shumë gjasa vazhdimin e lotit të dytë tani bëhet pjesë e kurorës së fshatrave që janë jo më larg se gjysmë ore nga qyteti i Korçës. Në këtë qark, konektiviteti me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, me rrugën Lin-Pogradec, me përmirësimin që ju bë rrugës së Qafë Thanës së fundi, rrugës së Plloçës gjithashtu, kjo rrugë që të lidh me Kolonjën është rritur siç nuk ka ndodhur në 25 vite”, vlerësoi ministri Peleshi.

Next Post
Burg për 4 “të fortët” e Niklës, gjykata liron njërin prej tyre

Burg për 4 “të fortët” e Niklës, gjykata liron njërin prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In