• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inaugurohen shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, Veliaj: Ky vit do hyjë në historinë e Tiranës, hapim 10 shkolla në një sezon shkollor

by Java News
27/09/2021 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me zëvendës/kryeministrin, Arben Ahmetaj inauguruan dy institucionet e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

Teksa u uroi suksese të gjithë nxënësve që sot filluan shkollën, Veliaj tha: “Është një nga vitet që do të hyjnë në historinë e Tiranës, pasi më parë nuk janë hapur kurrë 10 shkolla në një sezon shkollor.” Ndërsa shkollën e re “Vaçe Zela”, ai e cilësoi si më modernen në Ballkan.

Kryebashkiaku ftoi edhe prindërit që të kontribuojnë dhe të kujdesen që shkollat e reja të ruhen dhe të mbahen pastër, duke mos u dëmtuar.

“Kjo është një hapësirë ku duam të ndryshojmë mentalitet dhe duhet të jemi ortakë me qytetarët, ttë jemi aksionerë të përbashkët me fëmijët me këtë investim. Nuk jemi këtu vetëm për t’i mbajtur 6-7 orë nxënësit, por duam që dhe në orët e tjera të mbetura ne të rrethohemi me kulturë.

Një makinë mund të lahet dhe brenda në parkim, nuk ka nevojë të zaptohet i gjithë trotuari para shkollës. Kjo ndërtesë është vetëm fillimi i një pune që do të vazhdojë me vite e vite tek brezi i shqiptarëve që do të rriten si “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, të kenë një mundësi që të themi ua plotësuam kushtet që të bëheshin të mëdhenj që kur ishin të vegjël”, sqaroi Veliaj.

Zëvendës/kryeministri Ahmetaj, u shpreh se shkollat e reja përfaqësojnë edhe filozofinë e re të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë brezit të ri ambiente moderne akademike.

“Shumëkush që e sheh i duket si një ndërtesë moderne, kampus universitar. Por nuk është kampus universitar. Në fakt janë dy shkolla, një shkollë 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme. Është filozofia moderne e qeverisë shqiptare, e Erionit, për t’i dhënë brezit të ri dhe brezit të ardhshëm ambiente dhe filozofi moderne akademike.

Ndërkohë dua t’i kthehem gjithashtu momentit të parë, kur e filluam këtë punë sëbashku Erion në 2017-n. U turrën të gjithë për t’i hedhur baltë. Sot kemi frytet e punës që do t’i gëzojë shoqëria , do t’i gëzojnë fëmijët, do t’i gëzojnë prindërit duke ardhur, duke mësuar më shumë, më mirë sigurisht do t’i shijojnë dhe mësuesit”, nënvizoi Ahmetaj.

/m.j

Next Post
“Jeni kokat e popullit”/ Qosja bashkon Ramën e Kurtin: Shqipërinë e Kosovën nuk i kam ndarë kurrë, i kam ëndërruar bashkë. Ku jemi sot?!

“Jeni kokat e popullit”/ Qosja bashkon Ramën e Kurtin: Shqipërinë e Kosovën nuk i kam ndarë kurrë, i kam ëndërruar bashkë. Ku jemi sot?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In