• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Inagurohet stacioni i parë veterinar, Panariti: Shërbimi sipas standarteve të BE

by A R
29/01/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mori pjesë të premten në inaugurimin e Stacionit (Klinika) Veterinar në Ura Vajgurore, Berat, modeli i parë në vend që do të sjellë përmirësim të shërbimit veterinar. Ministri Panariti theksoi se standardet e ketij shërbimi janë një kërkesë e BE-së, ndaj do të ketë disa klinika në të gjithë vendin.

“Përmirësimi i rrjetit të shërbimit veterinar është kërkesë e BE. Duhet shërbim bashkëkohor në sektorin veterinar. Garantim i produkteve të sigurta tek konsumatori. Do të ketë klinika veterinare në disa qarqe të vendit. Gjurmueshmëria e kafshëve është garanci edhe për eksporti”, tha Panariti.

Stadi i sotëm i zhvillimit të shërbimit veterinar, kërkesat dhe rekomandimet e vazhdueshme të BE-së për qasjen e shërbimit veterinar me standardet dhe kërkesat e BE-së nga njëra anë, monitorimi, kontrolli, lëvizja e pa kontrolluar e kafshëve, garantimi i produkteve te sigurta tek konsumatori, kërkojnë dhe bëjnë të domosdoshëm përmirësimin e rrjetit të shërbimit veterinar në Republikën e Shqipërisë. Për këtë qëllim, ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka ndërmarre një reformë të rëndësishme ne fushën e veterinarisë.

Ne kuadër te reformës veterinare dhe te forcimit te partneritetit publik-privat do te ngrihen klinikat veterinare ne disa qarqe te vendit. Kriteret themelore për funksionimin e një klinike veterinare veterinar bazohen në punësimin e mjekëve veterinar dhe teknik të mesëm veterinarë të cilët deri më sot kanë punuar në mënyrë jo formale edhe pse mjeksia veterinare është një nga profesionet që rregullohet me ligj.

Për këtë arsye, ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave finalizoi Ligjin nr. 113 datë 15.10.2015 “Për Urdhërin e Profesional të Mjekut Veteriner” i cili së bashku me ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në RSH”, dhe aktet e tjera nënligjore mundësojnë që të garantohet një shërbim veterinar profesional dhe i aftë për t’u përgjigjet kërkesave bashkëkohore të këtij sektori.

Ministria do te promovojë klinikat veterinare private. Ky hap do të formatizojë tregun e punës së 1200 veterinerëve privat dhe do të përmirësoje cilësinë e shërbimeve veterinare si kontrolli i sëmundjeve, vaksinimi, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve. Klinikat veterinare do ndërmarrin veprime kontraktuale në formën e Partneritetit Publik-Privat të mbështetura nga autoritetet veterinare. Brenda këtij viti do të fillojnë punën tre klinikat e para veterinare në zonat  pilot në qarkun e Beratit, Durrësit dhe Elbasanit dhe deri në fund të vitit të ardhshëm numri i tyre do të dhjetëfishohet duke u shtrire ne gjithë territorin e vendit. Kosto e shërbimit e ofruar nga këto klinika ose stacione do të jetë sa gjysma e kostos që i ngarkohen sot barinjve, fermerëve nga shërbimi i paorganizuar dhe në pjesë më të madhe informal.

Veprimet kryesore të shërbimeve te kryera nga këto klinika do të mbikëqyren nga autoriteti kompetent veterinar. Kriteret themelore për funksionimi e një klinike veterinare bazohen në: Kryerjen e veprimtarive veterinare sipas ndarjeve territoriale të bazuara në numrin e fermave dhe të kafshëve. Kryerjen e masave të profilaksisë veterinare, identifikimin e kafshëve dhe identifikimin dhe regjistrimin e fermave blegtorale si dhe çdo masë tjetër të parashikuar nga Drejtoria Veterinare.Mbledhjen e mostrave. Mbajtjen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm të përgatitur dhe të miratuar zyrtarisht nga Autoriteti Kompetent dhe pasqyron ato në Sistemin e Informacionit Veterinar dhe Blegtoral (RUDA). Kujdeset për kontrollin e e sëmundjeve dhe raporton mbi situatën epizootike.Ofron shërbimet veterinare rutinë në fermat brenda territorit ku ushtrojnë kompetencat dhe aktivitetin

Next Post

Kur bukuroshja Craymer ekspozon "pa dashje" gjoksin dhe...zogun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com